Departamenti i Shtetit Amerikan ka vendosur për ngrirjen e vizave për emigrantë për Kosovën dhe mbi 70 shtete të tjera.
Një dokument i Departamentit të Shtetit, siguruar fillimisht nga “Fox News Digital” , urdhëron zyrtarët konsullorë që të refuzojnë vizat, ndërsa departamenti rishikon procedurat e kontrollit dhe verifikimit.
Veç Kosovës, mes shteteve të tjera të përfshira janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Somalia, Rusia, Afganistani, etj. Në listën e plotë të publikuar nga “Fox News Digital” nuk figuron Serbia.
