Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Shfrytëzuan gjendjen e rëndë financiare të viktimës”, dalin detaje nga rasti i fajdesë në Prizren

GD
Gazeta Demos20 shkurt 2026 në 10:14
“Shfrytëzuan gjendjen e rëndë financiare të viktimës”, dalin detaje nga rasti i fajdesë në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur detaje nga rasti i fajdesë në qytetin e Prizrenit, ku u arrestuan dy persona pasi të njëjtit përfituan kamatë 100% nga viktima.

Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, të dyshuarit, në bashkëpunim dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kanë kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës dhe duke e ngarkuar me kamatë mujore shumë të lartë, prej 100%.

Gjatë operacionit policor, siç thuhet, është kontrolluar shtëpia dhe objektet e tjera përcjellëse të dyshuarve në Prizren. Lidhur me këtë janë sekuestruar para të gatshme dhe prova të tjera materiale.

Policia ka bërë të ditur edhe inicialet dhe moshat e të dyshuarve, të cilët janë F.B., mashkull 32-vjeçar, dhe L.G., mashkull 22-vjeçar, nga Prizreni, të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

“Pas arrestimit, të dyshuarit F.B., mashkull 32-vjeçar, dhe L.G., mashkull 22-vjeçar, nga Prizreni, janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes në stacionin policor në Prizren. Hetuesit, në bashkërendim me prokurorin e shtetit, po punojnë intensivisht në mbledhjen e provave dhe dëshmive lidhur me këtë rast”, thotë PK.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 11:36Zëdhënësi i Aleancës: Asgjë s’e dallon Vujoviqin nga Simiqi, ka deklarata skandaloze kundër Kosovës
  • 11:28Blerta Deliu-Kodra: VV-ja pranoi Tanja Vujoviqin për nënkryetare, por jo Vlora Çitakun
  • 11:22Pse VV-ja i dha votë kandidates së Listës Serbe? Përgjigjet Murati
  • 11:16Miftaraj: Kuvendi nuk u konstitua, një tjetër shkelje kushtetuese nga Kurti e Haxhiu
  • 11:09Lushaku Sadriu: Kjo është dëshmi se kur ka vullnet politik, bëhen institucionet