Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka ritheksuar se anëtarësimi në NATO mbetet një nga synimet strategjike të vendit, përcjell KosovaPress.
Gjatë ceremonisë së shënimit të 10-vjetorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), Shiroka Pula tha se ambicia e Kosovës është zhvillimi i mëtejmë i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në mënyrë që ushtarët kosovarë të shërbejnë një ditë krah për krah me ata të vendeve aleate.
Presidentja theksoi se NATO ka një vend të veçantë në historinë e Kosovës, duke rikujtuar rolin vendimtar të Aleancës në çlirimin e vendit më 1999, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye.
Ajo shprehu mirënjohje për kontributin historik të NATO-s, duke theksuar se Aleanca mbetet simbol i lirisë dhe sigurisë së Kosovës.




