Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shiroka-Pula: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese respektohen dhe nuk personalizohen

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 11:02
Shiroka-Pula: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese respektohen dhe nuk personalizohen

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka theksuar rëndësinë e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese dhe respektimit të vendimeve të saj, duke nënvizuar se kushtetuta duhet të jetë mbi pushtetin dhe se asnjë institucion nuk është mbi ligjin.

Në ceremoninë e shënimit të 17-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Shiroka-Pula ka thënë se pavarësia e këtij institucioni është garanci themelore e demokracisë, e sundimit të ligjit dhe e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

“Kushtetuta i përcakton këto kufij, ajo garanton se askush nuk është mbi ligjin, se pushteti nuk është i pakufizuar dhe se të drejtat dhe liritë e qytetarëve nuk varen nga vullneti i atyre që ushtrojnë autoritetin publik. Prandaj, pavarësia e gjykatës kushtetuese, nuk është vetëm një parim juridik, ajo është një garanci themelore e demokracisë, e sundimit të ligjit dhe e besimit të qytetarëve se kushtetuta do të mbrohet në praktikë në çdo rrethanë dhe pa përjashtim. …Gjykata kushtetuese, ka një përgjegjësi të veçantë në artikulaturën demokratike të shtetit. Ato sigurojnë që kushtetuta të mos mbetet vetëm në dokumente thelbësore, por të jetë autoriteti më i lartë juridik. Të cilit i nënshtrohen të gjitha institucionet”, deklaroi Shiroka-Pula.

Ajo ka theksuar se roli i Gjykatës Kushtetuese bëhet edhe më i rëndësishëm në kohë krizash politike, kur institucionet përballen me presion dhe kur vihet në sprovë respektimi i parimeve kushtetuese.

“Ky mision bëhet edhe më i rëndësishëm në kohën e krizave politike, kur presioni mbi institucionet rritet dhe kur respektimi i parimeve kushtetuese bie në sprovë. Pikërisht në këto momente dëshmohet rëndësia e gjykatave të pavarura, ato garantojnë që ushtrimi i pushtetit të mbetet brenda kufijve të kushtetutës. Për Kosovën, si shtet i ri, gjykata kushtetuese ka një rëndësi të veçantë. Vendimet e gjykatës kushtetuese, respektohen dhe nuk personalizohen pavarësisht efekteve të tyre politike. Përvoja e gjykatës kushtetuese, federale të Gjermanisë, e gjykatave të tjera evropiane, dhe ekspertiza e Komisionit të Venecias, përbëjnë një mundësi të çmuar për të diskutuar sfidat e përbashkëta për të thelluar dialogun juridik, dhe të përforcuar standardet e mbrojtjes së rendit kushtetues. Përvoja tona mund të ndryshojë, por parimet që na bashkojnë janë të njëjta. Forca e një demokracie nuk matet me mungesën e kufijve të pushtetit, por me gatishmëri për të respektuar ato. Kur kushtetuta është mbi pushtetin, të drejtat e qytetarëve janë më të sigurta, kur institucionet i nënshtrohen kushtetutës, demokracia është më e fortë”, nënvizoi Shiroka-Pula.

kushtetuesegjykatësshiroka-pula

Të ngjashme

Përvjetori i Gjykatës Kushtetuese i bën bashkë presidentet e Kosovës

Përvjetori i Gjykatës Kushtetuese i bën bashkë presidentet e Kosovës

10:37
Shiroka-Pula s’tregon nëse do ta dekretojë Ligjin për Specialen

Shiroka-Pula s’tregon nëse do ta dekretojë Ligjin për Specialen

11:39

Më shumë nga Lajme

  • 11:41Qytetari gjen një kuletë në Istog, e dorëzon menjëherë në polici
  • 11:39Goditet kontrabanda në veri: Sekuestrohen mbi 22 automjete dhe mallra mbi 200 mijë euro, asgjësohen 504 shpezë
  • 11:37Vitia: Invalidët e luftës nuk duhet të presin për proteza, shteti mbulon të gjithë shumën
  • 11:36Irlanda shqyrton shtimin e ushtarëve në Kosovë, pas përfundimit të misionit në Liban
  • 11:22Vdekja e pacientes me kancer në QKUK, Vitia: Shkaku nuk përcaktohet lehtë, gjendja në shëndetësi është përmirësuar