Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

"Shkelëse e Kushtetutës", Haxhiu përplaset me Nagavcin në Komisionin për Buxhet - Lushtaku ankohet për mungesën e Muratit

GD
Gazeta Demos13 tetor 2026 në 11:49
"Shkelëse e Kushtetutës", Haxhiu përplaset me Nagavcin në Komisionin për Buxhet - Lushtaku ankohet për mungesën e Muratit

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, është përplasur në Komisionin për Buxhet me deputeten e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

Haxhiu e ka cilësuar Nagavcin si shkelëse të Kushtetutës së Republikës së Kosovës me përzierjen e saj në kompetencat e nivelit lokal.

“Po më flet për agjendtë të opozitës, normal që kemi agjendë dhe do ta shtyjmë nga dita 1 deri në ditën e fundit. Por vec po i referohem fjalës së saj. Është fakt që zonja Nagavci si ministre është shkelëse e Kushtetutës. Unë e di përvojen e secilës. Jeni numër një për shkelës të Kushtetutës”, ka thënë Haxhiu.

Tutje deputetja e Aleancës ka thënë se LVV janë praktikantë dhe do të përfundojnë si të tillë.

Ajo ka thënë se Nagavci të paktën s’ka kërkuar as falje për një shkelje të tillë.

Pas kësaj, Nagavci e ka marrë fjalën duke thënë se nuk dëshiron që të futet në debat me Haxhiun, duke thënë se edhe në të kaluarën ka pasur deklarime të tilla dhe se për këtë e ka paditur.

“Do të evidentohet tendenca e saj për shpifje”, ka thënë Nagavci.

Gjatë mbledhjes pati kritika nga opozita për mungesën e ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe mënyrën e procedimit të këtij projektligji.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e konsideroi të paarsyeshme mbajtjen e mbledhjes pa praninë e përfaqësuesve të drejtpërdrejtë të Qeverisë.

“Derisa nuk kemi diskutim nga përfaqësues të drejtpërdrejtë të Qeverisë, nga ministri, atëherë e shoh të paarsyeshme me mbajtë rendin e ditës, është dashur të jetë prezent, por besoj kur të ftohet nga Komisioni përkatës është dashur t’i lë anash të gjitha takimet”, deklaroi Lushtaku.

Me këtë rast dështoi mbledhja.

kushtetutëshaxhiuthënë

Të ngjashme

Haxhiu takon Spancën, paralajmëron mbikëqyrje të raporteve të auditimit

Haxhiu takon Spancën, paralajmëron mbikëqyrje të raporteve të auditimit

12:50
Gruda: Pas 16 shtatorit partitë duhet të kishin vetëdije tjetër kombëtare

Gruda: Pas 16 shtatorit partitë duhet të kishin vetëdije tjetër kombëtare

20:59
Haxhiu njofton zyrtarisht për seancën e së entjes

Haxhiu njofton zyrtarisht për seancën e së entjes

13:56

Më shumë nga Lajme

  • 15:32Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Maltës, riafirmohet mbështetja për rrugën evropiane të Kosovës
  • 15:24Aksion i jashtëzakonshëm në Podujevë, gjenden 15 vetura të paregjistruara për tri orë
  • 15:18Qalaj i bindur që PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ: Presidentja ta emërojë sa më shpejt
  • 15:17Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës
  • 15:17Komandanti turk viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së