Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Shkollat që katër ditë pa ditarë, AVONET kërkon përgjegjësi nga MAShTI

GD
Gazeta Demos4 shtator 2026 në 09:59
Shkollat që katër ditë pa ditarë, AVONET kërkon përgjegjësi nga MAShTI

AVONET ka shprehur shqetësimin për mungesën e ditarëve shkollorë në shkollat e Republikës së Kosovës, edhe në ditën e katërt pas fillimit të vitit të ri shkollor.

 Sipas rrjetit të organizatave qeveritare,  ditari shkollor përbën një nga mjetet bazë për evidentimin, dokumentimin dhe administrimin e procesit mësimor. Organizata vlerëson se fakti që mësimdhënësit, disa ditë pas fillimit të mësimit, nuk kanë në dispozicion këtë mjet bazë pune, është i papranueshëm dhe ngre pikëpyetje serioze mbi planifikimin dhe koordinimin institucional.

“Katër ditë pa një mjet bazë të punës janë tregues i një dështimi në planifikim dhe koordinim institucional”, thuhet në reagimin e AVONET-it.

 Organizata ngre një sërë pyetjesh ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, duke kërkuar të dijë pse ditarët nuk janë siguruar dhe shpërndarë para fillimit të procesit mësimor dhe kush mban përgjegjësi për këtë vonesë.

AVONET konsideron se mungesa e ditarëve nuk duhet të trajtohet si një çështje e zakonshme administrative apo si një vonesë e parëndësishme.

“Është e pakuptimtë që në Kosovë të flitet për reforma të thella në arsim, digjitalizim, rritje të cilësisë dhe modernizim të sistemit arsimor, ndërkohë që shkollat përballen me mungesën e mjeteve elementare për zhvillimin dhe dokumentimin e procesit mësimor”, thekson organizata.

AVONET kërkon nga Ministria e Arsimit që urgjentisht të japë një sqarim publik për arsyen e mungesës së ditarëve, masat e ndërmarra për furnizimin e shkollave, afatin konkret kur të gjitha institucionet arsimore do të pajisen me to, si dhe përgjegjësinë institucionale për këtë situate.

Organizata thekson se nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit nuk meritojnë arsyetime, por institucione të përgjegjshme, të organizuara dhe të gatshme për të përmbushur detyrimet e tyre në kohë.

avonetshkollatditë

Të ngjashme

Enver Hoxhaj nga Gjakova: Edhe 13 ditë deri në ditën e shumëpritur të lirisë

Enver Hoxhaj nga Gjakova: Edhe 13 ditë deri në ditën e shumëpritur të lirisë

23:18

Më shumë nga Lajme

  • 16:50Sulmi ndaj Edit, Prokuroria e Pejës hap rast ndaj Joz Markut
  • 16:43Vazhdon aksioni për kontrollimin e peshës së bukës nëpër furra
  • 16:13MINT-i ndalon përcaktimin e çmimit maksimal për derivatet e naftës
  • 16:13Haxhiu në takim përfaqësuesin e ri të BE-së: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit evropian
  • 15:54Deklarohet Kryeprokurori i Shtetit: Drejtësia për krimet në Prekaz mbetet misioni ynë