Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shoqata e Familjarëve “Përkorë” reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit në OKB

GD
Gazeta Demos26 shtator 2026 në 16:35
Shoqata e Familjarëve “Përkorë” reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit në OKB

Shoqata e Familjarëve “Përkorë” ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq, të bëra në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ai mohoi se në Kosovë kishte ndodhur një katastrofë humanitare gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Latif Mehmeti nga kjo shoqatë thotë se për familjet e viktimave dhe të personave të zhdukur, deklarata të tilla përbëjnë mohim të një tragjedie të dokumentuar dhe të vuajtjeve të mijëra familjeve.

“Gjatë luftës në Kosovë, shqiptarë të Kosovës u vranë, u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe mijëra persona mbetën të zhdukur. Mbi 800 mijë shqiptarë të Kosovës u dëbuan drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë së atëhershme”.

“Një dëshmi e rëndësishme e krimeve të kryera gjatë luftës janë edhe trupat e shqiptarëve të Kosovës, të cilat janë gjetur në varreza masive në territorin e Serbisë, ndër të tjera në Batajnicë, Petrovo Selo, Peruçac, Rudnicë dhe Kizhevak”, tha Mehmeti.

Në emër të shoqatës, Latif Mehmeti tha se familjet kanë disa pyetje të rënda që ende kërkojnë përgjigje:

Kush i transportoi trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë drejt Serbisë?

Kush dha urdhrat?

Kush organizoi fshehjen e tyre në varreza masive dhe kush mban përgjegjësi për këtë?

“Këto nuk janë vetëm pyetje të familjeve të të zhdukurve. Janë çështje që kërkojnë trajtim serioz institucional, dokumentim të plotë dhe përgjegjësi para drejtësisë”, u tha në reagimin e “Përkorë”.

Shoqata kërkon nga institucionet e Kosovës që faktet, dëshmitë dhe dokumentet për krimet e luftës dhe personat e zhdukur të paraqiten në mënyrë të fuqishme dhe të vazhdueshme para faktorit ndërkombëtar.

“E vërteta për viktimat, të zhdukurit dhe familjet e tyre nuk mund të fshihet përmes mohimit apo propagandës. Familjet kërkojnë të vërtetën, drejtësinë dhe përgjegjësinë për të dashurit e tyre”, tha në fund Latif Mehmeti nga Shoqata e Familjarëve “Përkorë” në Podujevë.

shoqatapërkorëfamiljarëve

Më shumë nga Lajme

  • 17:47Perparim Rama kujton referendumin e vitit 1991: Një popull, një vullnet
  • 17:45“Kosova Republikë”/ Kurti kujton referendumin e ’91-tës
  • 17:44AUV-i tërheq nga tregu disa produkte “Flips Ketchup”
  • 17:17Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president
  • 17:12Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: Shqiptarët protestojnë në Hamburg