Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shpëtohet nga Policia një 21-vjeçare në Ferizaj, tentoi të hidhet nga ballkoni i katit të katërt

GD
Gazeta Demos3 shtator 2025 në 09:29
Shpëtohet nga Policia një 21-vjeçare në Ferizaj, tentoi të hidhet nga ballkoni i katit të katërt

Sot, rreth orës 04:30, policia në Ferizaj ka pranuar një informacion nga qytetarët se në një kompleks banesor, në katin e katërt, një vajzë 21-vjeçare ishte duke tentuar të hidhej nga ballkoni.

Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku fillimisht kanë kontaktuar me dëshmitarët, e më pas kanë vërejtur viktimën në anën e jashtme të ballkonit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, bën me dije se policët kanë tentuar ta qetësonin me komunikim, ndërsa njëri prej tyre është ngjitur në banesën ku ndodhej ajo.

“Për shkak të urgjencës dhe rrezikut të lartë, polici është detyruar të hapte derën e banesës me forcë dhe ka ndërhyrë me shpejtësi në tarracë, duke arritur ta kapte dhe ta tërheqë viktimën brenda rrethojave të ballkonit, me ndihmën edhe të një kolegu tjetër”, deklaroi Veseli.

Raportohet se në vendin e ngjarjes ka dalë gjithashtu edhe ekipi i emergjencës, i cili i ka dhënë ndihmën e parë viktimës, e cila ishte në gjendje të rënduar psikike dhe emocionale. Për shkak të gjendjes së saj, ajo është shoqëruar nga policia dhe stafi mjekësor për trajtim të mëtejmë në emergjencë.

“Familjarët e saj janë njoftuar menjëherë pas ngjarjes. Nga informacionet e siguruara deri tani, dyshohet se viktima edhe më herët ka pasur probleme të natyrës psikike.

Pas trajtimit fillestar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ajo është dërguar në QKUK në Prishtinë për kujdes dhe trajtim të mëtejmë”, shtoi Veseli.

Policia e Kosovës deklaron se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe apelon tek të gjithë qytetarët që të raportojnë raste të ngjashme, në mënyrë që të parandalohen situata tragjike.

Më shumë nga Lajme

  • 20:08Mitrovicë: Një e mitur dhunohet nga një vajzë, tjetra e incizon-Gjatë sulmit dëgjohet duke qarë me dënesë
  • 20:04Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit
  • 20:01Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri
  • 19:49Një banesë përfshihet nga flakët në Mitrovicë
  • 19:41Vjedhja e rëndë në Leposaviq, arrestohet edhe një i dyshuar, u kap në kufi me para