Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim, fokusi në siguri dhe teknologji

GD
Gazeta Demos12 tetor 2026 në 14:45
Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim, fokusi në siguri dhe teknologji

Shqipëria dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim në disa fusha, përfshirë sigurinë, teknologjinë, ekonominë dhe shëndetësinë.

Marrëveshja për Bashkëpunimin e Përgjithshëm u nënshkrua në Tiranë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, dhe homologu i tij izraelit, Gideon Saar, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, marrëveshja synon të krijojë një kuadër bashkëpunimi ndërmjet dy qeverive dhe të mundësojë zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë.

Këto fusha përfshijnë tregtinë, inovacionin dhe teknologjinë, bujqësinë, menaxhimin e ujërave, energjinë, shëndetësinë, arsimin, sigurinë, turizmin dhe kulturën.

Ministri Hoxha tha se nënshkrimi i marrëveshjes shënon një pikë të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke veçuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

“Shqipëria dhe Izraeli i kushtojnë rëndësi të veçantë luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, luftës kundër antisemitizmit, përballimit të kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të reja ndaj sigurisë kombëtare”, tha Hoxha.

Saar dhe Hoxha gjatë takimit në Tiranë, 12 tetor 2026\.

Saar dhe Hoxha gjatë takimit në Tiranë, 12 tetor 2026\.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit në sigurinë kibernetike, duke falënderuar Izraelin për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë pas sulmeve kibernetike të vitit 2022.

“I jemi thellësisht mirënjohës Izraelit për mbështetjen e çmuar që i ka dhënë Shqipërisë në forcimin e kapaciteteve tona të mbrojtjes kibernetike, pas sulmeve brutale kibernetike të Iranit dhe grupeve të lidhura me të, në vitin 2022, kundër infrastrukturës sonë kryesore dixhitale”, tha ai.

Hoxha shtoi se Shqipëria synon ta forcojë më tej bashkëpunimin me Izraelin në këtë fushë.

Duke folur për zhvillimet në Lindjen e Mesme, ministri Hoxha dënoi sulmet e Iranit dhe të grupeve të lidhura me të, duke thënë se ato cenojnë paqen dhe sigurinë në rajon. Ai rikujtoi gjithashtu qëndrimin e Shqipërisë ndaj Teheranit, të cilin vendi e ka shpallur shtet sponsorizues të terrorizmit.

Ministri Hoxha tha se gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, njohja e Kosovës nga Izraeli dhe marrëdhëniet mes dy vendeve janë pjesë e përpjekjeve për forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon.

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, vlerësoi mbrojtjen që Shqipëria u ofroi hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe qëndrimin e saj kundër Hamasit, organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Është koha që ta kthejmë miqësinë në vepra dhe ta zgjerojmë partneritetin tonë”, tha Saar.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, në takim u diskutua edhe për sfidat e sigurisë rajonale dhe globale, si dhe për kontributin e Shqipërisë në kuadër të Bordit të Paqes.

Bashkëpunimi në mbrojtje dhe siguri

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë zgjeruar vitet e fundit, përfshirë në fushat e mbrojtjes, sigurisë kibernetike, shëndetësisë, bujqësisë dhe turizmit.

Në vitin 2025, kompania shtetërore shqiptare KAYO dhe kompania izraelite Elbit Systems njoftuan bashkëpunimin për ngritjen e një akademie të aviacionit në Vlorë. Projekti synon trajnimin e pilotëve ushtarakë dhe civilë, si dhe të kontrollorëve të trafikut ajror.

Në fushën e teknologjisë, dy vendet kanë bashkëpunuar për forcimin e sigurisë kibernetike, shkëmbimin e ekspertizës dhe mbrojtjen e infrastrukturës digjitale.

Ndërkohë, më 24 maj, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura shqiptare në operacionin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë.

Ligji parasheh mundësinë e angazhimit të deri në 40 ushtarakëve shqiptarë në këtë mision. Detyrat e tyre mund të përfshijnë garantimin e sigurisë dhe stabilitetit, mbrojtjen e personelit dhe infrastrukturës, mbështetjen e operacioneve humanitare, si dhe monitorimin dhe raportimin e situatës së sigurisë, në përputhje me mandatin e misionit dhe kuadrin e Bordit të Paqes.

shqipëriaizraelimarrëveshje

Të ngjashme

Kosova nënshkruan marrëveshje prej 41 milionë eurosh për pajisje mjekësore dhe infrastrukturë shëndetësore

Kosova nënshkruan marrëveshje prej 41 milionë eurosh për pajisje mjekësore dhe infrastrukturë shëndetësore

14:42

Më shumë nga Lajme

  • 16:07U vodh në Prizren dhe u gjet pas gjashtë muajsh në malet e Vushtrrisë, Policia ia kthen qytetarit automjetin
  • 16:06Pse tërë ky bërllok kaq i madh në Prishtinë? Sqarohet kompania
  • 16:06142 lindje brenda një jave në Gjinekologji
  • 16:04Rriten rastet e fruthit në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve
  • 15:22Zyrtari i PDK-së i reagon ashpër Marta Kos: Lexojeni ligjin që të kuptoni përmbajtjen e tij