Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rriten rastet e fruthit në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve

GD
Gazeta Demos12 tetor 2026 në 16:04
Rriten rastet e fruthit në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 11 tetor 2026 janë konfirmuar 203 raste me fruth në Kosovë, prej të cilave 17 vetëm gjatë javës së fundit.

Sipas IKShPK-së, mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara me fruth u përkasin personave të pavaksinuar me vaksinën MMR.

IKSHPK në një njoftim për qytetarët ka theksuar rëndësinë e vaksinimit për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të komunitetit.

“Vaksinimi është mbrojtja më e mirë – së bashku mbrojmë shëndetin e fëmijëve!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton qytetarët se vaksinimi mbetet masa më e rëndësishme, më e sigurt dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të gjithë komunitetit.

Sipas të dhënave të IKShPK, gjatë periudhës 16 prill – 11 tetor 2026 janë konfirmuar 203 raste me fruth, prej të cilave 17 raste janë regjistruar gjatë javës së fundit. Mbi 95% e rasteve të konfirmuara me fruth i përkasin personave të pavaksinuar me vaksinën MMR, gjë që dëshmon qartë rolin e këtij procesi në parandalimin e sëmundjes.

Për këtë arsye, krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit kombëtar, IKShPK ka intensifikuar edhe vaksinimin e vonuar (catch-up), për fëmijët që për arsye të ndryshme e kanë shtyrë atë. Si rezultat i kësaj fushate, gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,265 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç, duke konfirmuar ndërgjegjësimin e lartë dhe angazhimin e prindërve për të siguruar shëndetin e fëmijëve të tyre.

IKShPK vlerëson lart kontributin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve për rritjen e shkallës së vaksinimit. Çdo fëmijë i vaksinuar është një jetë më shumë e mbrojtur dhe një hap më afër ndërprerjes definitive të përhapjes së fruthit.

Vaksinimi i rregullt + catch-up = më shumë fëmijë të mbrojtur”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

ikshpkfëmijëvekosovë

Të ngjashme

IKShPK: 203 raste me fruth në Kosovë, 17 u regjistruan gjatë javës së fundit

IKShPK: 203 raste me fruth në Kosovë, 17 u regjistruan gjatë javës së fundit

15:13
Përfaqësues të BE-së në Kosovë theksojnë rëndësinë e rikthimit të stabilitetit institucional

Përfaqësues të BE-së në Kosovë theksojnë rëndësinë e rikthimit të stabilitetit institucional

11:52
Shifër alarmante, 63 gra të vrara nga bashkëshortët në Kosovë që nga viti 2010

Shifër alarmante, 63 gra të vrara nga bashkëshortët në Kosovë që nga viti 2010

21:49
Foto e rrallë: Helikopteri britanik Chinook duke u ulur në urë teksa Gurkhat hynin në Kosovë në vitin ’99

Foto e rrallë: Helikopteri britanik Chinook duke u ulur në urë teksa Gurkhat hynin në Kosovë në vitin ’99

14:00

Më shumë nga Lajme

  • 17:03Nesër i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që dyshohet se u vra nga babai i tij në Pogragjë
  • 16:48Pasagjeri kapet në aeroport me 10 zogj të gjallë të fshehur në pantallona
  • 16:47MINTI intensifikon kontrollet për çmimet e barnave, shqiptohen gjoba në Pejë
  • 16:44Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj
  • 16:36Kush është Edonisa Aliu, drejtuesja e futbollit që dyshohet se u rrah nga Liridon Leci?