Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqipëria mbyll kapitullin e katërt, Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik

GD
Gazeta Demos9 tetor 2026 në 20:52
Shqipëria mbyll kapitullin e katërt, Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria ka marrë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20, që lidhet me politikën e ndërmarrjeve dhe industrisë. Është kapitulli i katërt që mbyll Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian nga 33 sa janë gjithsej.

“Shqipëria mbyll kapitullin e IV, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se ky zhvillim forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim.

Kapitulli 20 është pjesë e grupkapitullit të tretë, që përfshin konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Ai përfshin politikat e Bashkimit Evropian për ndërmarrjet dhe industrinë, përmirësimin e klimës së biznesit, forcimin e konkurrueshmërisë dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Sipas agjendës zyrtare të Këshillit të BE-së, mbyllja e këtij kapitulli është paraparë të formalizohet më 13 tetor, në konferencën e dhjetë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, në Luksemburg.

Deri tani, Shqipëria pati mbyllur tre kapituj të negociatave: Kapitulli 25 – Shkenca dhe kërkimi shkencor, Kapitulli 26 – Arsimi dhe kultura dhe Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me jashtë.

Shqipëria i ka hapur të 33 kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE. Pas mbylljes së Kapitullit 20, do t’i mbeten edhe 29 kapituj për t’i mbyllur.

Negociatat zhvillohen në gjashtë grupkapituj: Themeloret, Tregu i Brendshëm, Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, Agjenda e Gjelbër dhe Lidhshmëria e Qëndrueshme, Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni, si dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Procesi nuk përfundon me hapjen apo mbylljen e disa kapitujve. Të gjithë kapitujt duhet të mbyllen dhe marrëveshja përfundimtare e anëtarësimit duhet të marrë miratimet e nevojshme nga institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare.

Shqipëria ka statusin e vendit kandidat që nga viti 2014, ndërsa negociatat e anëtarësimit i ka hapur zyrtarisht në vitin 2022.

shqipëriakapitullimbyll

Më shumë nga Lajme

  • 21:52Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen
  • 21:43Trump: Rusia do të furnizojë tregun me miliona tonë naftë, çmimet pritet të bien me ritme rekord
  • 21:42Kurti takon ambasadorin italian, flasin edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • 21:30KFOR-i zhvillon marshime malore në Kosovë
  • 21:15Gjermania, Franca, Britania, Italia e Kanadaja kundër sanksioneve të ShBA-së ndaj GjPN-së