Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqipëria merr masat e para për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

GD
Gazeta Demos6 mars 2026 në 23:52
Shqipëria merr masat e para për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

Në ditën e tij të parë në detyrë, ministri i punëve të jashtme, Ferit Hoxha, ka mbledhur shtabin e posaçëm dhe ekipin drejtues, në lidhje me situatën në vendet e lindjes së mesme.

Siç ka shkruar në “X”, në fokus të diskutimeve kanë qenë problematikat dhe nevojat e qytetarëve shqiptarë, si ata rezidentë ashtu edhe ata me qëndrim të përkohshëm në këto vende.

“Shtabi i posaçëm i ngritur në ministrinë për evropën dhe punët e jashtme, si dhe ekipi drejtues i institucionit, në koordinim të ngushtë me përfaqësitë tona diplomatike në rajon, të cilat i falënderoj për angazhimin dhe përkushtimin profesional, po ndjek në mënyrë të pandërprerë dhe me vëmendje maksimale çdo zhvillim, duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët tanë dhe pranë kujtdo që ka nevojë për informacion, këshillim dhe asistencë”, thekson ministri.

“Strukturat e shërbimit të jashtëm, në bashkëpunim me institucionet e tjera, janë në gatishmëri të plotë për të marrë çdo masë të nevojshme në varësi të zhvillimeve në vendet e prekura dhe për t’iu përgjigjur çdo situate emergjente. siguria dhe mirëqenia e shtetasve tanë mbeten përparësi absolute”, përfundon Hoxha.

Ai ka theksuar se për dikë që ka shërbyer me devotshmëri për më shumë se tre dekada e gjysmë si nëpunës publik dhe si pjesë e shërbimit të jashtëm, nuk ka nder më të madh sesa marrja e përgjegjësisë si ministër për evropën dhe punët e jashtme të republikës së shqipërisë, në një moment të rëndësishëm për vendin.

“Dua të falënderoj kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj për besimin që më kanë dhënë, një privilegj i madh por edhe detyrim i lartë ndaj shtetit dhe qytetarëve të shqipërisë”, ishte mesazhi i parë i Hoxhës pas marrjes së detyrës.

Ai ka premtuar se do të punojë me përkushtim, përgjegjësi dhe besim në potencialin e vendit, i udhëhequr nga interesi kombëtar. eksperienca e tij e gjatë në shërbimin diplomatik, siç ka theksuar vetë, i ka dhënë mundësinë të shohë nga afër rritjen e peshës dhe besueshmërisë së shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Më shumë nga Lajme

  • 21:28Kongresisti amerikan letër Kurtit: Nuk ka moment më të rëndësishëm për unitet kombëtar, të gjendet konsensusi për presidentin
  • 21:27Pa incidente përfundoi protesta e 17-të, protestuesit: Nuk do të ndalemi asnjë natë derisa të procedohet ligji
  • 21:25Maqedonci dhe ministri kroat dakordohen për bashkëpunim në mbrojtje, trajnime dhe shkëmbim të informacionit
  • 20:50Hoti për shkarkimin e Isufajt: Qeveria Kurti nuk po kërkon drejtësi të pavarur, por drejtësi që i përshtatet pushtetit
  • 20:25Shkarkimi i Isufajt, Haziri: Luftëtari më i madh i korrupsionit sot u ndal, Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet