Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

GD
Gazeta Demos4 shtator 2026 në 07:41
Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

Shqipëria ka ndaluar importet e mishit nga Brazili. Shteti latin mbulonte një të tretën e tregut shqiptare të mishit, ndërsa zëvendësimi i tij me tregje të tjera mund të sjellë kosto më të larta.

Mishi i Brazilit nuk do të vijë më në Shqipëri, duke nisur nga kjo e enjte. Ndalimi i importeve i kërkuar nga Bashkimi Europian heq nga harta tregtare edhe vendin tonë, i cili deri më tani ka pasur Brazilin si pikë referimi për sasinë e mishit që vinte.

Të dhënat tregojnë se  vetëm këtë vit, nga janari deri në korrik,  janë importuar 28 mijë tonë mish dhe të brendshme. Nga kjo sasi, 9200 tonë, ose 33% e sasisë, erdhën nga shteti latin.

Pra, afërsisht një në çdo tre kilogramë mish të importuar në Shqipëri gjatë kësaj periudhe ka ardhur nga tregu brazilian.

Për krahsim, në vitin 2021, Brazili përbënte 16% të importeve shqiptare. Në 2022 kjo peshë u rrit në 21%, në 2023 në 27%, ndërsa në vitin 2025 arriti në 29%, shkruan Euronews.al.

Me ndalimin e kësaj rruge tregtare, importuesit do të kërkojnë alternativa në tregje të tjera dhe, nëse këto furnizime rezultojnë më të shtrenjta, mund të krijohet presion për rritjen e çmimeve. Megjithatë, është ende herët të thuhet nëse kjo do të reflektohet drejtpërdrejt tek konsumatori.

mishitbrazilishqipëria

Të ngjashme

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza

16:55
Muja: Kontroll 100 për qind për mishin nga Brazili

Muja: Kontroll 100 për qind për mishin nga Brazili

12:08

Më shumë nga Lajme

  • 21:52Javën tjetër Naim Murseli para Gjykatës së Apelit, sfidohet burgimi i përjetshëm
  • 21:42Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro
  • 21:35Shpërndahen protestuesit, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës
  • 21:34Personi që u godit në sy në Tiranë është drejtues i “Tifozat Kuq e Zi”
  • 21:17Rafuna: 200 milionë euro në vit dalin nga Kosova për shërim jashtë vendit