Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqipëria nis përgatitjet për euron, rregulla të reja për politikën monetare

GD
Gazeta Demos25 korrik 2026 në 19:28
Shqipëria nis përgatitjet për euron, rregulla të reja për politikën monetare

Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë pas anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Kjo parashikohet në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili është hedhur për konsultim publik dhe, për herë të parë, përfshin një kapitull të posaçëm që rregullon kalimin nga leku te euro.

Ekonomisti Gentian Beqiri vlerëson se adoptimi i euros dhe anëtarësimi në eurozonë do të sjellin një sërë përfitimesh për ekonominë shqiptare.

“Pavarësisht se ne nuk jemi pjesë, por Euro është pjesë e ekonomisë dhe ndërkohë ne nuk kemi përfitimet e të qenurit në eurozonë që të kemi nivel shumë të ulët të interesave bankare. Nuk kemi rrezikun e kursit të këmbimit. Kursi i këmbimit është shumë i luhatshëm dhe i paparashikueshëm. Ka kosto për të këmbyer monedhën. Pra, bërja pjesë e euros i eliminon këto.”

Sipas ekspertit, anëtarësimi në eurozonë dhe përfshirja e Shqipërisë në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore do të krijojnë mundësi të reja për ekonominë dhe do të forcojnë stabilitetin financiar të vendit. “Kur je pjesë e një ekonomie më të madhe, një ekonomi e vogël si Shqipëria bëhet pjesë e një sigurie dhe një standardi më të lartë se sa kemi aktualisht. Bërja pjesë do të thotë që ne të përfitojmë, duke pasur edhe një pjesë të vogël përqindje të caktuar në bazë të shërbimeve që do të kemi si pasojë e fitimit. Pra, ka patjetër shumë e shumë anë pozitive.”

Ndërkohë, një tjetër efekt i rëndësishëm i anëtarësimit në eurozonë lidhet me një ndarje më të qartë të përgjegjësive në hartimin dhe zbatimin e politikës monetare.

“Deri në këtë moment ne kemi parë shumë ndërhyrje, pra nuk e kemi të ndarë me thikë rolin e qeverisë, të politikës dhe rolin e Bankës së Shqipërisë. Si pasojë e kësaj, këto do të jenë shumë të qarta.”

Projektligji është tashmë në konsultim publik dhe përbën një hap të rëndësishëm në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.

Ai parashikon gjithashtu rritjen e kapitalit të Bankës së Shqipërisë nga 2.5 në 6 miliardë lekë, si dhe rritjen e Rezervës së Përgjithshme nga 12.5 në 30 miliardë lekë. /rtsh

euro

Të ngjashme

Kurti falënderon deputetët: Me miratimin e këtij Ligji mërgata i kursen rreth 58 milionë euro në vit

Kurti falënderon deputetët: Me miratimin e këtij Ligji mërgata i kursen rreth 58 milionë euro në vit

12:53
Paga minimale pa tatim: 18.50 euro për punëtorin, kosto e panjohur për shtetin

Paga minimale pa tatim: 18.50 euro për punëtorin, kosto e panjohur për shtetin

11:31

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Mbyllet dita e pestë e protestave në Tiranë: 59 të lënduar – mes tyre 34 policë, 21 protestues dhe 4 kalimtarë
  • 23:39Begaj është takuar me dy grupe protestuesish, ja çfarë i kanë kërkuar
  • 23:38Kosova synon blerjen e helikopterëve ushtarakë
  • 23:30Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Qytetarët të protestojnë paqësisht pa dhunë, të gjitha palët të vetëpërmbahen
  • 23:12Bota i ka kthyer reflektorët kah Tirana – Shqipëria në fokusin ndërkombëtar pas protestave, kërkohet dialog dhe qetësi