Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqipëria, vendi i tretë në Europë për fëmijët që marrin leje qëndrimi në BE

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2025 në 18:10
Shqipëria, vendi i tretë në Europë për fëmijët që marrin leje qëndrimi në BE

Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Europës (jo-BE) për numrin e të miturve që marrin leje të para qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë vitit 2024, 18 697 fëmijë shqiptarë nën moshën 18 vjeç morën leje të para qëndrimi në një nga vendet e BE-së, duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e tretë në Europë për këtë kategori pas Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Migracioni i të miturve shqiptarë drejt BE-së është i përqendruar pothuajse tërësisht në tre shtete:

Itali – 8,254 leje (44.1%)

Greqi – 4,877 leje (26.1%)

Gjermani – 4,165 leje (22.3%)

Vendet e tjera të BE-së – vetëm 1,401 leje (7.5%)

Të dhënat e Eurostat tregojnë se arsyeja dominuese për lëshimin e lejeve të para qëndrimi për të mitur në BE mbetet bashkimi familjar, çka lidhet ngushtë me komunitetet e mëdha shqiptare në Itali dhe Greqi. Këto dy vende kanë qenë tradicionalisht destinacione kryesore të emigracionit shqiptar që prej viteve ’90, duke vijuar të tërheqin valë të reja të migrimit familjar.

Ndërkohë, Gjermania është shndërruar në vitet e fundit në një destinacion të rëndësishëm si për punësimin e të rriturve, ashtu edhe për vendosjen e familjeve të reja.

Në Europë

Në vitin 2024, vendet e BE-së lëshuan 540,445 leje të para qëndrimi për qytetarë jo-BE nën moshën 18 vjeç.

Prej tyre, 356,554 leje (66%) u dhanë për arsye të lidhura me bashkimin dhe formimin e familjes. 160,618 leje (30%) u lëshuan për arsye të tjera, përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, ndërsa 21,179 (4%) u dhanë për arsye të lidhura me arsimin.

Shtetet që lëshuan numrin më të lartë të lejeve për të mitur ishin Gjermania me 138,692 leje (26% e totalit të BE-së), e ndjekur nga Spanja me 107,828 leje (20%) dhe Italia me 60,125 leje (11%).

Në terma relativë, raporti i lejeve të para për çdo 100,000 banorë nën 18 vjeç ishte më i lartë në Maltë (3,379), Qipro (2,584) dhe Luksemburg (1,861). Në Letoni, Kroaci, Estoni, Bullgari dhe Rumani ky raport ishte nën 200 për 100,000 fëmijë.

Duhet theksuar se Franca, e cila ka vlerën më të ulët prej vetëm 17 leje për 100,000 të mitur, zakonisht nuk lëshon leje qëndrimi për fëmijë.

Duke parë shtetësinë e të miturve që morën leje të para qëndrimi në BE për të gjitha arsyet, 37% ishin shtetas të vendeve aziatike, 27% europianë jo-BE, 21% nga vendet afrikane, 11% nga Karaibet, Amerika Qendrore dhe Amerika e Jugut, ndërsa 2% ishin shtetas të Amerikës së Veriut.

Siria përbënte 12% të totalit të lejeve të para të lëshuara për të mitur në BE, e ndjekur nga Maroku me 7% dhe Ukraina me 6%./Monitor

FEMIJET

Më shumë nga Lajme

  • 12:42Ramadani: Thirrja e SHBA-së dhe BE-së duhet të jetë vetëdijësuese për partinë që bllokoi Kuvendin
  • 12:41Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim
  • 12:22I kërkuar nga Interpoli për rrëmbim fëmije, i dyshuari ekstradohet nga Kosova për në Spanjë
  • 12:21Çmimet e naftës rriten për mbi 2% pas kërcënimit të Trumpit për “luftë ekonomike” ndaj Iranit
  • 12:19Dogana e Kosovës ndalon pajisje të dyshuar për përdorim ushtarak