Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqiptarët më të dëbuarit nga Britania, të parët në listë për të pestin vit radhazi

GD
Gazeta Demos11 tetor 2026 në 15:55
Shqiptarët më të dëbuarit nga Britania, të parët në listë për të pestin vit radhazi

Statistikat tregojnë se për të pestin vit radhazi shqiptarët renditen në vendin e parë për sa i përket numrin më të madh të të dëbuarve nga Anglia.

Të dhënat më të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme Home Office parë nga Top Channel,  tregojë se për periudhën Tetor 2025-Tetor 2026 janë dënuar 2,247 shqiptarë la leje qëndrimi.

Sipas Home Office shqiptarët renditen të parët për numrin e dëbimeve duke lënë pas rumunët, brazilianët, indianët dhe polakët.

Pothuajse shumica e 2,247 të dëbuarve shqiptarë,  janë persona të cilët kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale, të cilët pasi kanë kryer 40% të dënimeve të marra, me avionë të posaçëm janë kthyer në Shqipëri.

80% e tyre thotë Home Office ishin të dënuar si të përfshirë në shitjen e Kokainës.

Një tjetër e dhënë nga Home Office tregon se “shtetasit shqiptarë përbëjnë grupin më të madh për nga shtetësia në mesin e personave të kthyer në kuadër të procedurave të lidhura me azilin, duke zënë  një të katërtën (24% ose 2,831 persona) të të gjitha kthimeve të tilla  deri në mars 2026.

Gjatë vitit 2022 mbërritën me gome në Angli duke kaluar Kanalin e Lamanshit mbi 12 mijë shqiptarë.

Home Office thotë se gjatë vitit 2025,  53% e totalit të personave mbërritur me gomone tashmë të dëbuar janë shqiptarë.

Gjatë periudhës nga 1 shkurti 2025 deri më 31 janar të këtij 2026, gjithsej 2,835 emigrantë u transportuan me avionë jashtë Mbretërisë së Bashkuar, me një kosto totale prej 13.8 milionë paundësh, ekuivalente me afro 5,000 paund për person.

Sipas gazetës The Telegraph, dëbimi me një avion privat të tipit Airbus 321,  i 47 shqiptarëve i ka kushtuar Home Office 22.000 stërlina për secilin prej këtyre 47 personave.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike (Home Office) deklaroi:

“Më shumë se 80,000 emigrantë që kanë hyrë ilegalisht dhe shtetas të huaj që kanë kryer vepra penale janë kthyer që nga zgjedhjet e korrikut 2024, një rritje prej 41 për qind”.

Shqipëria ishte vendi me numrin më të madh të fluturimeve çarter, me 42 avionë të marrë me qira për të kthyer në atdhe 1,810 emigrantë gjatë kësaj periudhe kohore, që kishin hyrë ilegalisht duke shkelur ligjin e emigracionit ose kishin kryer vepra penale.

shqiptarëthomeoffice

Të ngjashme

Shqiptarët takohen me kongresistin Meeks: Kosova dhe Haga në fokus të diskutimeve

Shqiptarët takohen me kongresistin Meeks: Kosova dhe Haga në fokus të diskutimeve

23:40

Më shumë nga Lajme

  • 17:33Ahmeti: Kosova po rrezikon tërheqjen graduale të njohjeve
  • 17:23Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë–Elbasan, dyshohet për aksident
  • 17:23Gjashtë policë suspendohen pasi rrahën në Shkup dy të rinjtë shqiptarë
  • 17:21Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?
  • 17:19Janina Ymeri ironizon me “Radio Policinë e VV-së”: Edhe lëvizjet e mia Ferizaj-Prishtinë po i përcjellin