Në një aktivitet simbolik të organizuar me rastin e 80-vjetorit të lindjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton, Shoqata “Miqtë e Amerikës” zgjodhi Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës për t’i përcjellë urimet dhe mirënjohjen e popullit të Kosovës.
Me këtë rast, drejtuesit e brigadës dhe përfaqësuesit e shoqatës vlerësuan bashkëpunimin ndër vite dhe kontributin e zjarrfikësve, ndërsa theksuan edhe lidhjen e veçantë të Kosovës me ish-presidentin Clinton dhe mbështetjen e tij për vendin.
Komandanti i Brigadës së Zjarrëfikësve në Prishtinë, Malë Gashi falenderoi Shoqatën “Miqtë e Amerikë”, të cilët përzgjedhen këtë institucion për ta festuar ditëlindjen e presidentit amerikan Bill Clinton, raporton EO,.
“Shoqata “Miqtë e Amerikës” që keni përzgjedhur institucionin tonë me rastin e ditëlindjes së ish-Presidentit Bill Clinton, dhe për bashkëpunimin që e kemi me juve, jemi shumë krenarë që e keni zgjedhur institucionin tonë e bashkarisht sot e festojmë ditëlindjen e Presidentit Bill Clinton”, tha Gashi.
Ndërsa, nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi tha se kjo po bëhet për të uruar presidentin Clinton nga populli i Kosovës.
“Komandant, faleminderit! Zjarrfikësa, faleminderit! Dhasht Zoti që asnjë problem, asnjë punë të mos ta keni, asnjë shuarje zjarri ose ndonjë ndërhyrje mos keni. Mirëpo e di që keni shumë punë e shumë angazhime edhe verës, edhe dimrit. Atëherë kur ne flemë, ju jeni… ju punoni. Atëherë ne flemë më qetë kur e dimë që jeni ju. Gjithkund në botë, e posaçërisht në Amerikë, zjarrfikësit janë shumë me reputacion e me imazh, edhe me autoritet, kuptohet, pozitivisht po flas, para të gjitha institucioneve të tjera të sigurisë. Jo rastësisht e kemi përzgjedhur Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës për 80-vjetor. 80-vjetor, sepse është jubile. Jo rastësisht e kemi zgjedhur, sepse me vite e me vite Brigada e Zjarrfikësve, ish-komandanti, komandanti aktual, si dhe ju të gjithë zjarrfikësit, s’keni hezituar në asnjë rast kur ka pasur nevojë për ndonjë aktivitet, për ndonjë ndërhyrje, për ndonjë pastrim shtratit, edhe pse ndoshta s’ka qenë… formalisht nuk ka qenë obligim i juaji. Mirëpo keni bërë një punë të jashtëzakonshme e i keni bërë nder institucionit tuaj, i keni bërë nder komunës, i keni bërë nder shtetit, i keni bërë nder kombit”, tha ai.
Gjithashtu nga Kosova ish-presidentit amerikan iu dërgua një letër mirënjohje dhe urimi për ditëlindje.
“Sa për informim, kjo letër së bashku me… para se me kaluar, pardje kemi filluar me dhurimin e një sasie jo të vogël të këtyre dekorimeve të caktuara, ose dhuratave që u kemi dhënë qytetarëve. Është një bexh, është një fletëpalosje e aktivitetit të shoqatës, është një dizajn i caktuar ku është letra edhe dizajni, edhe letra që do t’i dërgohet Presidentit Clinton. Është një kartolinë ekskluzive që ia kemi dedikuar për këtë aktivitet sepse është jubile, edhe çka është edhe më e veçanta: është kemi një notës prapë ku është fytyra edhe jubileu, edhe urimi ynë… jonë, mirëpo po e kemi shpërndarë edhe një sasi të pinave — do t’ia çojmë zotëri Ilirit — që nuk ka qenë sasi e vogël.
Por e veçanta, mendoj që simbolika më e madhe: urimi ka shkuar në emër të popullit të Kosovës, shtetit të Kosovës, mirëpo kemi thënë: “Shqiptarët nuk harrojnë.” Mendoj që kjo është mesazhi më i fuqishëm, më i miri, më i ndershmi edhe më i sinqerti çfarë kemi mundur ne me i treguar Presidentit Clinton”, tha Rexhepi.