Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri në 3 vjet burg

GD
Gazeta Demos7 qershor 2026 në 17:26
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri në 3 vjet burg

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, ka deklaruar se procesi zgjedhor deri më tani është zhvilluar kryesisht pa incidente serioze.

Pula tha se disa persona janë ndaluar pasi dyshohen për asgjësim të fletëvotimeve, veprim që përbën vepër penale kundër të drejtës së votimit dhe dënohet me burgim prej një deri në tre vjet.

“Deri më tani I kemi disa incidente të vogla të cilat janë shënuar dhe evidentuar, janë kryesisht disa asgjësime të fletëvotimeve nga ana e personave të caktuar të cilët tani janë të ndaluar dhe janë në mbajtje. Njëkohësisht kemi edhe disa incidente të vogla që kanë qenë të raportuar por nga hetuesit dhe prokurorit nuk kanë rezultuar se ka elemente të ndonjë vepre penale”, ka deklaruar ajo në rtv Dukagjini.

Ajo bëri të ditur se janë raportuar edhe disa incidente të tjera, por pas verifikimeve nga hetuesit dhe prokurorët nuk është konstatuar se ato përmbajnë elemente të veprës penale.

Pula shtoi se rreth 100 prokurorë janë angazhuar për monitorimin e procesit zgjedhor, duke theksuar se ky numër është pjesë e organizimit të zakonshëm dhe nuk lidhet me ndonjë situatë të veçantë.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin
  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar
  • 22:35Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun