Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 16:43
Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

Skema e shtesave për fëmijë kishte 374,652 përfitues në shtator, me pagesa prej mbi 13.5 milionë eurosh. Ndërkaq, për pensionet bazike të moshës u shpenzuan mbi 27.6 milionë euro për 172,721 përfitues.

Këto të dhëna i ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin për mirëqenien sociale për shtatorin 2026.

Sipas ASK-së, pensionet kontributpaguese të moshës kishin 47,738 përfitues, me pagesa prej rreth 11.7 milionë eurosh. Pensionet parciale kontributpaguese përfshinë 11,493 përfitues, për të cilët u ndanë rreth 2.5 milionë euro.

Në skemën e veteranëve u regjistruan 39,699 përfitues, me pagesa prej mbi 7.8 milionë eurosh. Për pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës u paguan rreth 3.8 milionë euro për 12,332 përfitues.

Nga skema e ndihmës sociale përfituan 14,664 familje, me pagesa prej rreth 2.2 milionë eurosh.

Pensionet për personat me aftësi të kufizuara përfshinë 21,644 përfitues, me shpenzime prej afro 3.6 milionë eurosh. Ndërsa skema për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara kishte 9,394 përfitues dhe pagesa prej 659,100 eurosh.

Mbështetje financiare morën edhe 6,817 lehona të papunësuara, me pagesa prej 3.42 milionë eurosh. Për 2,176 lehona të punësuara u ndanë rreth 1.1 milion euro.

Sipas ASK-së, skemat sociale mbështesin kryesisht të moshuarit, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet në nevojë.

milionëpërfituesprej

Të ngjashme

Vdekja e pacientes me kancer në QKUK, Vitia: Shkaku nuk përcaktohet lehtë, gjendja në shëndetësi është përmirësuar

Vdekja e pacientes me kancer në QKUK, Vitia: Shkaku nuk përcaktohet lehtë, gjendja në shëndetësi është përmirësuar

11:22
Paçarizi: Hamza është profil prej burokrati, s’mund të funksionojë në situata të jashtëzakonshme

Paçarizi: Hamza është profil prej burokrati, s’mund të funksionojë në situata të jashtëzakonshme

21:53

Më shumë nga Lajme

  • 22:30Limaj kritikon mënyrën si u veprua me ligjin për Specialen: Është zgjedhur rruga më e keqe
  • 22:23Ish-Këshilltari i Veselit, Avni Bytyçi: Pretendim i rrejshëm se jam i përfshirë në tërheqjen e ligjit për ta sulmuar Grudën
  • 22:18Vdekja e pacientes nga kanceri, Reshitaj: Të ketë hetim të plotë dhe përgjegjësi institucionale
  • 22:05Asambleisti më i votuar i PDK-së në Drenicë reagon ashpër: Në çdo fushatë, gojën e kanë plot me UÇK-në, ndërsa aty ku duhet të tregojnë veten, i harrojnë çlirimtarët
  • 21:58Ramadani përcjell qëndrimin e Alenacës: Kushdo që është përfshirë në lojën e kthimit të ligjit, do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së