Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka udhëtuar mëngjesin e sotëm me autobus nga Lipjani në Prishtinë, për t’t parë nga afër vështirësit e transportit.
Në bashkëbisedim me udhëtarët, Buja u njoftua për vonesat e mungesën e lidhjeve të rregullta, për të cilat premtoi zgjidhje.
“Sot, në udhëtimin tim me autobus drejt Prishtinës, u ula pranë nxënësve që çdo mëngjes nisen herët për në shkollë, pranë punëtorëve që rendin drejt punës dhe pranë qytetarëve që çdo ditë e përballojnë vështirësinë e transportit.
Ata më treguan për vonesat, për mungesën e lidhjeve të rregullta dhe për nevojën e madhe për një zgjidhje moderne. Dhe unë u thashë: kjo nuk do të mbetet vetëm bisedë, por zotim ynë i përbashkët”.
Buja tha se zgjidhja e PDK-së rreth eliminimit të vështirësive të transportit do të jetë:
