Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Si u organizua dorëzimi i Thaçit në EULEX? Çollaku zbulon marrëveshjen me Specialen

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2026 në 18:37
Si u organizua dorëzimi i Thaçit në EULEX? Çollaku zbulon marrëveshjen me Specialen

Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit gjatë kohës sa ishte president, Bekim Çollaku, ka zbuluar detaje nga marrëveshja që ishte arritur me Gjykatën Speciale për mënyrën se si do të bëhej dorëzimi i Thaçit te EULEX-i, në nëntor të vitit 2020.

Çollaku ka treguar se ishte dakorduar që në momentin e largimit të Thaçit nga Presidenca të mos kishte prani të shtuar policore dhe që vetëm një veturë me targa civile, me një ose dy pjesëtarë të stafit të Gjykatës Speciale, t’i printe automjetit të presidentit.

“Po e zbuloj për herë të parë dakordimin me stafin e Gjykatës Speciale, që të ketë vetëm një makinë me targa civile, me një apo dy personel, staf të Gjykatës Speciale, të cilët kanë qenë të obliguar t’i paraprijnë makinës së presidentit Thaçi, ku është vetëdorëzuar presidenti Hashim Thaçi”, ka deklaruar Çollaku.

Ai ka theksuar se Thaçi nuk ishte arrestuar, por ishte dorëzuar vetë, sipas dakordimit të arritur paraprakisht.

Çollaku ka rrëfyer edhe për momentet kur ishte konfirmuar aktakuza ndaj Thaçit, duke treguar se kishin pasur informacione paraprake për këtë zhvillim, para se atë zyrtarisht t’ia komunikonte presidentit shefi i EULEX-it.

“Ne kemi pasur informacion që aktakuza ishte konfirmuar. E kemi pasur edhe unë edhe presidenti. Para se të vinte shefi i EULEX-it”, ka thënë ai.

Sipas Çollakut, mënyra se si ishte bërë publike aktakuza ua kishte bërë të qartë se përballja me drejtësinë në Hagë ishte tashmë e përgatitur.

“Kemi qenë të përgatitur që mund të ndodhte. Nga mënyra se si ishte bërë publike, nënkuptonte që tashmë gjithçka ishte përgatitur”, ka shtuar ai.

Ish-bashkëpunëtori i Thaçit ka përshkruar edhe ditën e 4 nëntorit 2020, kur ishte konfirmuar aktakuza, si dhe orët e fundit para nisjes së presidentit drejt Hagës, më 5 nëntor.

Ai ka treguar se kishte qëndruar deri në orët e para të mëngjesit në Presidencë, së bashku me Thaçin dhe Kadri Veselin, duke veçuar qetësinë me të cilën presidenti e kishte përballuar situatën.

“Kam qenë në zyrë deri në orët e para të mëngjesit të datës 5. Ishte e habitshme qetësia. Një përmbajtje absolute. Gjakftohtësi e ruajtje e racionalitetit në mendime për atë se si duhet ecur tutje”, ka rrëfyer Çollaku.

Ai ka thënë se largimi i Thaçit drejt Hagës ishte emocional për bashkëpunëtorët në Presidencë. Sipas tij, shumë prej tyre nuk arritën t’i përmbanin lotët, përfshirë edhe vetë atë, ndonëse kishte qarë jashtë pranisë së Thaçit.

Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara, ndërsa më 5 nëntor 2020 u nis drejt Hagës për t’u përballur me akuzat

thaçitçollakudorëzimi

Të ngjashme

Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor

Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor

18:07
Bekim Çollaku: I gjithë stafi në Presidencë kemi qarë kur i është ngritur aktakuza Hashim Thaçit

Bekim Çollaku: I gjithë stafi në Presidencë kemi qarë kur i është ngritur aktakuza Hashim Thaçit

17:49
Zbulohet një fotografi e Hashim Thaçit pak para se të nisej për Hagë para 6 vitesh

Zbulohet një fotografi e Hashim Thaçit pak para se të nisej për Hagë para 6 vitesh

17:42

Më shumë nga Lajme

  • 19:20Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
  • 19:11“Mundësia që Kurti ta kushtëzojë Ligjin për Specialen”, Gjini: Do të ishte gabim prej të cilit ka me pas zor me dal
  • 18:57Miftaraj: Kosova po shpenzon mbi 2 milionë euro në ditë për blerjen e energjisë elektrike
  • 18:53B.M., ndalohet për “mashtrim”, dyshohet se ka vënë në lajthitje të dëmtuarit shtetas të Norvegjisë
  • 18:35Arsim Vranovci takon deputetin austriak Andreas Minnich: Mbështetje për Shqipërinë dhe Kosovën në rrugën drejt BE-së