Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Sindikata e re e KEK-ut: Katër jetë të humbura, nuk mjaftojnë reagimet pas tragjedive

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 19:42
Sindikata e re e KEK-ut: Katër jetë të humbura, nuk mjaftojnë reagimet pas tragjedive

Sindikata e re e KEK-ut ka reaguar pas aksidenteve tragjike në vendin e punës, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të kalojnë nga reagimi pas ngjarjes te parandalimi i saj.

Sipas sindikatës, vetëm gjatë vitit 2026 kanë humbur jetën katër punëtorë të KEK-ut: Mixhen Sadiku, Milazim Binaku, Haxhi Gojnovci dhe Arbenit Ahmeti.

Në reagimin në Facebook, thuhet se pas çdo rasti tragjik ka pasur ngushëllime dhe premtime për masa, por sindikata ngre shqetësimin se institucionet po reagojnë vetëm pasi ndodh tragjedia.

“Problemi është se nuk po u paraprihet situatave të rrezikshme. Nuk po ndërtohet një sistem që e identifikon dhe eliminon rrezikun para se ai të marrë jetë. Presim të ndodhë aksidenti, pastaj reagojmë, bëjmë deklarata dhe pas një kohe gjithçka harrohet – deri në tragjedinë e radhës. Ne mendojmë se kjo nuk është vetëm çështje e sigurisë teknike. Është edhe çështje e menaxhimit dhe kulturës së punës në KEK”, thuhet në reagim

Sindikata e cilëson sigurinë në punë edhe si çështje të menaxhimit dhe kulturës së punës, duke thënë se punëtorët duhet të ndihen të lirë të raportojnë kushtet e pasigurta pa frikë nga pasojat.

“Një menaxhim që bazohet më shumë në presion, frikë dhe masa ndëshkuese sesa në komunikim, motivim dhe respekt ndaj punëtorit, mund të quhet lirshëm menaxhim represiv dhe jo motivues. Punëtori që punon në kushte të rrezikshme duhet të ketë siguri se mund të thotë: “Kjo punë është e pasigurt”, pa u frikësuar nga pasojat. Punëtori duhet të dëgjohet para se të ndodhë aksidenti, jo vetëm të kujtohet pasi të ndodhë tragjedia”.

“Siguria nuk fillon pas aksidentit. Siguria fillon para tij. Menaxhmenti, Bordi, ministria dhe të gjitha strukturat përgjegjëse duhet të kalojnë nga reagimi pas ngjarjes te parandalimi para ngjarjes. Katër jetë të humbura vetëm brenda një viti duhet të jenë alarm serioz për të gjithë. Mixhen Sadiku, Milazim Binaku, Haxhi Gojnovci dhe Arbenit Ahmeti nuk duhet të bëhen vetëm pjesë e një komunikate ngushëllimi dhe më pas të harrohen. Kujtimi për ta duhet të shndërrohet në përgjegjësi, masa konkrete dhe ndryshim të mënyrës së menaxhimit të sigurisë dhe të punëtorëve. Nuk duam më reagime pas tragjedive. Duam veprime para se të humbet jeta e radhës”, thuhet në reagimin e Sindikatës së re të KEK-ut.

sindikatakek-utkatër

Të ngjashme

Kurti ankohet: Katër hapa i bëmë drejt PDK-së, ata asnjë drejt nesh

Kurti ankohet: Katër hapa i bëmë drejt PDK-së, ata asnjë drejt nesh

15:27

Më shumë nga Lajme

  • 20:57Specialja refuzon mbrojtjen: Dëmshpërblimi i viktimave do të trajtohet në Hagë
  • 20:57“Mendoj që është fort Vetëvendosje, nuk e di a e ka librezën”, Hamza tregon se PDK nuk e mbështet Feride Rushitin për presidente
  • 20:26PDK i përgjigjet ofertës së Kurtit
  • 20:26Pas ofertës së Kurtit, reagon Lushtaku: Kryeministri i pit qorr, po kushtëzon votën për ligjin që mbronë historinë tonë për interesat e tij politike
  • 20:13Kurti tallet në konferencë: “Prita se po shkoni te Hamza për t’i bërë pyetje”, “çka po ua merr mendja për propozimet”