Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste

GD
Gazeta Demos7 korrik 2025 në 21:46
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste

Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME)ka njoftuar se situata me zjarret ka marrë përmasa serioze në Kosovë, në veçanti për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta që kanë favorizuar përhapjen e flakëve.

Sipas AME, gjatë 24 orëve të fundit, 66 raste zjarresh janë regjistruar në tërë territorin e vendit, ku 57 prej tyre, vetëm gjatë pasdites së sotme.

“Njësitet zjarrfikëse kanë intervenuar me sukses dhe kanë shuar shumicën e rasteve. Aktualisht mbeten aktive 8 vatra zjarri në komunat: Pejë, Lipjan, Shtime, Malishevë, Skenderaj, Istog, Ferizaj dhe Gjilan. Gjatë ditës është shënuar rritje e vatrave të zjarrit në disa rajone të vendit. Disa nga këto zjarre kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme të tokës dhe pyjeve dhe janë të vështira për t’u lokalizuar për shkak të terrenit dhe përhapjes së shpejtë të flakëve. Ekipet zjarrfikëse janë në terren me kapacitete të plota, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe strukturat lokale. Rreziku nga zjarret mbetet i lartë. Agjencia u bën thirrje qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura. Të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshuar në numrat emergjentë 112, 193, 192.I lusim qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe, në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje të raportojnë çdo person të dyshuar për shkaktim të zjarreve.

Agjencia për Menaxhimin Emergjent po monitoron situatën në vazhdimësi dhe do të informojë publikun me njoftime të rregullta. ”

Zjarr

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona