Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, në përpjekjen e radhës për të konstituuar Kuvendin, e që tash po përballet me bllokadën e re.
Konstituimi i Kuvendit ka mbetur peng i zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, pasi paraprakisht u zgjodhën kryetari, nënkryetarët nga partitë shqiptare, si dhe ai i komuniteteve pakicë joserbe.
Tashmë ka nisur procesi i hedhjes së shortit për të zgjedhur nënkryetarin nga ky komunitet.