Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Gashi-Hamdiu: Komisioni Parlamentar nuk e trajtoi rastin e poshtërimit seksual nga ish-kryeshefi i KOSTT-it në atë kohë

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 22:38
Gashi-Hamdiu: Komisioni Parlamentar nuk e trajtoi rastin e poshtërimit seksual nga ish-kryeshefi i KOSTT-it në atë kohë

Ish-anëtarja e Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Ajrina Gashi-Hamdiu, ka deklaruar se çështjen e poshtërimit verbal me përmbajtje seksuale nga ish-kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes, Ilir Shala, e kishte ngritur edhe në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, por pretendon se ajo nuk ishte trajtuar fare.

Duke treguar në emisionin Debat Plus, Gashi-Hamdiu ka thënë se në atë kohë mbledhjen e komisionit e kishte udhëhequr Jeta Statovci, në mungesë të kryetarit Ferat Shala.

Ajo ka treguar se gjatë mbledhjes ishte diskutuar për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së sekretarit të KOSTT-it dhe se, në këtë kontekst, ua kishte rikujtuar anëtarëve të komisionit rastin e saj, për të cilin, sipas saj, ata tashmë kishin qenë në dijeni përmes transkriptit të një bisede.

Gashi-Hamdiu ka thënë se ua kishte bërë të qartë anëtarëve se gjuha e përdorur ndaj saj ishte fyese dhe e papranueshme, por se çështja nuk ishte trajtuar më tej në komision.

“Thashë më falni, nëse menoni që është në regull kjo, për mu nuk është regull, unë jam mësu, mas pari edukata familjare nuk ma lejon këtë gjuhë, mirëpo në Kuvend nuk përdor këtë gjuhë. Edhe nuk është trajtu kjo hiç në komision. Domethënë as nuk e kanë marrë për bazë”, ka theksuar ai.

Ajo ka shprehur gjithashtu zhgënjim për mënyrën se si ishte trajtuar kallëzimi penal, të cilin Prokuroria Themelore në Prishtinë e kishte hedhur poshtë, sipas saj, për mungesë të elementeve të veprës penale.

Gashi-Hamdiu ka thënë se rasti i Arlinda Zekajt dhe reagimet pas vrasjes së saj e kanë shtyrë të flasë publikisht për përvojën e saj, duke ngritur edhe çështjen e solidaritetit mes grave.

“Mas shumëti që m’ka thy, m’ka thy kur na u kthy hudhja e kallëzimit penal nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, për mungesë të provave të mjaftueshme për procedim penal”, ka theksuar ajo.

gashi-hamdiukostt-itkishte

Të ngjashme

Sot u suspenduan 11 policë, por a e dini çfarë kishte ndodhur me ata që u suspenduan pas vrasjes së Hamide Magashit?

Sot u suspenduan 11 policë, por a e dini çfarë kishte ndodhur me ata që u suspenduan pas vrasjes së Hamide Magashit?

21:25
Një hetues kishte kërkuar që Arlinda Zekaj të vizitohej në shtëpi nga Policia, shkresa e tij ishte injoruar

Një hetues kishte kërkuar që Arlinda Zekaj të vizitohej në shtëpi nga Policia, shkresa e tij ishte injoruar

17:21
Ish-kryeshefi i KOSTT-it, Ilir Shala i kërkon falje Ajrina Gashi-Hamdiut për “çfarëdo keqkuptimi”

Ish-kryeshefi i KOSTT-it, Ilir Shala i kërkon falje Ajrina Gashi-Hamdiut për “çfarëdo keqkuptimi”

22:45
Videoja që Jetoni i kishte dërguar Arlindës

Videoja që Jetoni i kishte dërguar Arlindës

22:40

Më shumë nga Lajme

  • 21:34Lulzim Kadriu vlerëson angazhimin e konsullit Vigan Berisha në Zvicër: Një game changer në përfaqësimin diplomatik të Kosovës
  • 21:32Rasti i Arlinda Zekajt, Mehmetaj: Kurti nuk e shkarkon Gërvallën
  • 21:28Vrasja e Arlinda Zekajt, Albert e Jeton Sylaj vendosen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz
  • 21:24Peci i kërkon Paris Gurit të dorëzoj mandatin e deputetit: LDK-ja, parti që funksionon si një grusht pulash të çakërdisura
  • 21:23Maqedonci e Jashari takojnë komandantin suprem të NATO-s në Evropë, diskutojnë për fuqizimin e FSK-së