Ish-diplomatja Edita Tahiri ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Albulena Haxhiut.

Përmes një postimi, Tahiri ka akuzuar dyshen Kurti-Haxhiu se po përqendrohen në veprime që, sipas saj, cenojnë Kushtetutën dhe kanë humbur fokusin ndaj shtetit dhe qytetarëve.

“Shumë energji për të shkelur Kushtetutën – dueti Kurti-Haxhiu kanë humbur fokusin ndaj shtetit e qytetarëve – mjerim politik”, ka shkruar Tahiri.