Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës, Besnik Tahiri është deklaruar pas mbarimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai bëri të ditur se në këtë mbledhje ka ngritur dy çështje, që sipas tij janë kryesore dhe do të adresohen në Parlament.

“Qysh ka mundësi që 60 ligje në këtë kohë, të prodhojnë një kualitet, një drejtim strategjik. Ne mendojmë se ky është një problem thelbësor që do ta adresojmë në Kuvendin e Kosovës. Çështja e dytë është që ndërlidhet me funksionalizimin e Kuvendit në raport me detyrat që i ka rreth strategjisë etnore në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë. Këtë çështje e ngritëm. Këto janë dy tema që do t’i adresojmë”, u shpreh Tahiri.