Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Të arrestuar e të plagosur, Policia holandeze del me detaje për protestën në Hagë

GD
Gazeta Demos16 shtator 2026 në 16:33
Të arrestuar e të plagosur, Policia holandeze del me detaje për protestën në Hagë

Dy protestues janë arrestuar sot nga policia holandeze në Hagë dhe një polic ka mbetur i plagosur, ka konfirmuar policia holandeze.

Dy personat u arrestuan  për sjellje të pahijshme / prishje të rendit publik.

Një përleshje mes mbështetësve të ish-krerëve të UÇK’së që sot u dënuan nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndodhi sot në afërsi të objektit të gjykatës.

“Të mërkurën, më 16 shtator, për një kohë të shkurtër pati tensione pas përfundimit të një proteste në Malieveld të Hagës. Në kryqëzimin e Zuid-Hollandlaan me Koningskade, një grup protestuesish u përball me policinë. Si pasojë, një polic u lëndua. Dy persona u arrestuan. Rreth orës 12:00, pas përfundimit të një proteste të simpatizantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pati për pak kohë tensione”, tha policia holandeze për Express.

Ajo shtoi se protesta ishte paralajmëruar pranë Komunës së Hagës, ndërsa Malieveld ishte caktuar si lokacioni i protestës.

Pas përfundimit të protestës, policia holandeze tha se një pjesë e protestuesve tentoi, në kundërshtim me marrëveshjet paraprake, të lëvizte drejt Raamweg, ku ndodhen Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Për këtë nuk ishte dhënë leje. Ky ishte një nga skenarët që ishte parashikuar paraprakisht. Për të bllokuar kalimin drejt Raamweg, njësia policore e ndërhyrjes së shpejtë (Mobiele Eenheid) formoi një kordon. Kur një pjesë e protestuesve u përball me policinë, njësia ndërhyri dhe përdori forcën për t’i shpërndarë protestuesit”.

Policia tha se për një kohë të shkurtër u përdor edhe autoboti me ujë, si dhe spreji lotsjellës.

“Përmes ndërhyrjes së shpejtë dhe të vendosur, rendi u rivendos brenda një kohe të shkurtër”.

“Gjatë përballjes me një grup protestuesish dhe bllokimit të Raamëeg, një pjesë e protestuesve përdori dhunë ndaj policëve dhe mjeteve policore.

Nga pamjet e publikuara më herët të protestës në Hagë u panë dy protestues duke hipur mbi automjetin e polisë holandeze.

policiaholandezehagë

Të ngjashme

Arrestime në Hagë, policia holandeze i përdor edhe qentë kundër protestuesve shqiptarë

Arrestime në Hagë, policia holandeze i përdor edhe qentë kundër protestuesve shqiptarë

14:07
Qelaj rreth procesit në Hagë: Qysh në vitin 2021 i ngrita shqetësimet por pati thuajse shpërfillje totale

Qelaj rreth procesit në Hagë: Qysh në vitin 2021 i ngrita shqetësimet por pati thuajse shpërfillje totale

22:20
​Policia e Kosovës lejoi dy protestues që të vendosin flamurin kombëtar në hyrje të Qeverisë

​Policia e Kosovës lejoi dy protestues që të vendosin flamurin kombëtar në hyrje të Qeverisë

20:17
Ambasada e Kosovës në Hagë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë pas eskalimit të situatës me policinë holandeze: Dhuna nuk lejohet

Ambasada e Kosovës në Hagë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë pas eskalimit të situatës me policinë holandeze: Dhuna nuk lejohet

14:55

Më shumë nga Lajme

  • 23:04Walker: Ditë e kobshme dhe shumë e rëndë për Kosovën, u mërzita shumë me vendimin
  • 23:03Ish-Presidenti Meidani: Hagës nuk i takon të flas në emër të popullit të Kosovës, Kuvendi e ka detyrimin të vendos për këtë
  • 22:53Parashikimi i motit për nesër, e enjte
  • 22:53Pamje nga rrugët e Prishtinës, numër i madh i protestuesve nisen përsëri drejt zyrave të EULEX’it
  • 22:45Raportohet se peticioni në emër të“Liria ka emër” është i rremë, nuk ka asgjë zyrtare