Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ambasada e Kosovës në Hagë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë pas eskalimit të situatës me policinë holandeze: Dhuna nuk lejohet

GD
Gazeta Demos16 shtator 2026 në 14:55
Ambasada e Kosovës në Hagë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë pas eskalimit të situatës me policinë holandeze: Dhuna nuk lejohet

Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka reaguar pas verdiktit të dhënë sot nga Dhomat e Specializuara të Kosovës lidhur me rastin e liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka ndjekur me shqetësim të lartë verdiktin e dhënë sot nga Dhomat e Specializuara të Kosovës lidhur me rastin e liderëve të UÇK-së, z. Hashim Thaçi, z. Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi”, thuhet në reagim.

Sipas Ambasadës, ky vendim ka shkaktuar zhgënjim të thellë në mbarë Kosovën dhe përbën një lajm thellësisht zhgënjyes për të gjithë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të drejtë, vetëmbrojtëse dhe të domosdoshme. Këtë fakt nuk e ndryshon askush, asnjëherë. Në këto momente, shprehim solidaritetin tonë me familjet e z. Hashim Thaçi, z. Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi”, thuhet më tej.

Në të njëjtën kohë, Ambasada e Republikës së Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që ndodhen në Hagë të ruajnë qetësinë dhe maturinë, të mos bien pre e provokimeve, të respektojnë rregullat dhe kushtet mbi të cilat është dhënë leja për protestën nga Komuna e Hagës, si dhe të respektojnë shtetin mik, Mbretërinë e Holandës.

“Dhuna nuk lejohet. Paqja, dinjiteti dhe respektimi i ligjit janë përgjegjësi e të gjithëve”, përfundon reagimi i Ambasadës së Kosovës në Hagë.

kosovëshagëambasada

Të ngjashme

Ish-Presidenti Meidani: Gjykata nuk e meriton të flas në emër të popullit të Kosovës, Kuvendi e ka detyrimin të vendos për këtë

Ish-Presidenti Meidani: Gjykata nuk e meriton të flas në emër të popullit të Kosovës, Kuvendi e ka detyrimin të vendos për këtë

21:48
Aktgjykimi i Hagës, reagon Franca: Mbështetje të palëkundur për pavarësinë e Kosovës

Aktgjykimi i Hagës, reagon Franca: Mbështetje të palëkundur për pavarësinë e Kosovës

21:36
Familjarët e dëshmorëve protestojnë në Reçak: Vendimi për krerët e UÇK-së nuk është në emrin tonë

Familjarët e dëshmorëve protestojnë në Reçak: Vendimi për krerët e UÇK-së nuk është në emrin tonë

20:51
Majkon e përlot verdikti i Hagës: Na u bë e qartë se Kosova s’ka tjetër veç Shqipërisë dhe se Shqipëria s’ka tjetër veç Kosovës

Majkon e përlot verdikti i Hagës: Na u bë e qartë se Kosova s’ka tjetër veç Shqipërisë dhe se Shqipëria s’ka tjetër veç Kosovës

20:18

Më shumë nga Lajme

  • 21:48Goditet për vdekje nga vetura një 21-vjeçare në Vlashnje të Prizrenit
  • 21:41Haradinaj: Marre që s'janë mbledhë hala me ia marrë mandatin Speciales
  • 21:22Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe
  • 21:15Lushtaku: Nuk pranojmë që lufta e UÇK-së të barazohet me krimet e kriminelëve serbë
  • 20:54Vazhdon protesta në Prishtinë, momenti kur hidhen mjete piroteknike drejt ndërtesës së Qeverisë