Për vrasjen e mbrëmshme në Pogragjë të Gjilanit, ku dyshohet se babai vrau djalin e tij, shprehen të trondit dhe të afërm të familjes.
Një prej tyre ka thënë për Tëvë1 se nuk kanë pas ndonjë problem në familje dhe se arsyet nuk i dinë as ata
“Na ka trondit rasti, si familje s’kanë pas asnjë problem. Si dimë as pse as qysh ka ndodhe. Nuk e kena as ma voglin dyshim pse ka mujt me ndodhe”, tha ky i afërm që nuk deshi të prononcohet para kamerave.
I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit gjendet në arrati. Motivet e vrasjes deri më tani nuk i ka të njohura as Prokuroria Themelore në Gjilan.




