Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Teknikë që mbledh vota, por lë pasoja në shoqëri” – partitë ashpërsojnë diskursin në kohë fushatë

GD
Gazeta Demos25 maj 2026 në 09:48
“Teknikë që mbledh vota, por lë pasoja në shoqëri” – partitë ashpërsojnë diskursin në kohë fushatë

Diskursi politik sa shkon e ashpërsohet teksa zgjedhjet po afrohen. Politikanët vazhdimisht përdorin shprehje ofenduese e linçuese, e shpeshherë edhe kërcënuese ndaj njëri tjetrit. Kjo formë e komunikimit po konsiderohet e papranueshme, meqë lë pasoja në shoqëri.

Teksa zgjedhjet po afrohen, diskursi politik sa shkon e ashpërsohet.

Akterët politikë nuk kursehen në sulme ndaj kundërshtarëve, duke përdorur gjuhë goxha të rëndë.

Por ani se vlerësohet si teknikë që mbledh vota, mbrapa lë edhe pasoja të mëdha.

“Ai polarizim apo ajo ndarje shoqërore mbetët edhe pas fushatës, dhe shkakton mungesë të konsensusit në tema të ndryshëm shoqërore. Po e zëmë ne sot nuk kemi pasur asnjëherë më shumë polarizim mes njerëzve në Kosovë dhe në murgat, dhe kjo kryesisht për shkak të fushatave të shpeshta zgjedhore dhe preferencave të ndryshme politike që kanë përplasur njerëzit në media sociale”, vlerëson profesori universitar, Alban Zeneli.

E krejt kjo, Zeneli thotë se bëhet në mungesë të ofertave e programit.

“Kur përdorin këtë gjuhë ata shmangin ose heqin mundësinë publikut që të ofrojnë program real, program që e përmirëson jetën e tyre në sferat e ndryshme shoqërore”, shprehet ai.

Por kjo formë e komunikimit s’është krejt e rastësishme.

Sipas politologut Adrian Zeqiri, po del të jetë edhe goxha produktive.

“Një diskurs që i përshtatet më shumë viralizimit dhe kapjes së algoritmeve në rrjete sociale, mandej kjo po ka ndikim tek populli dhe populli po ka dëshirë të furnizohet me këto lloj klikime prej rrjeteve sociale”, thotë Zeqiri për Teve1.

Edhe në të kaluarën për çdo palë zgjedhje partitë politike janë akuzuar për gjuhë të ashpërsuar.

FUSHATE

Më shumë nga Lajme

  • 13:19Dyert e mbyllura të Kuvendit, Administrata: Nuk kemi pranuar njoftim për seancë
  • 13:10Zelensky: Interceptorët evropianë nuk mund të qëndrojnë në depo
  • 13:0752 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim
  • 13:04“Kushtetuta” e Haxhiut: Çështja e Presidentit është hapi i tretë formal, por në rastin tonë është hapi i parë
  • 12:57Të shtëna me armë zjarri në Pejë