Djali i një dëshmorim i cili tentoi t’ia ndalojë hyrjen e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, në varrezat e dëshmorëve, ka treguar arsyen pse e ka bërë këtë veprim, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se kjo ka të bëjë me refuzimin e ndarjes së një lokacioni që ai ka bërë kërkesë për hapjen e një biznesi.
“Arsyeja ka qenë se unë përmes shoqatave të dala nga lufta kam aplikuar për një lokacion në Parkun e Dragodonatit, për me bë një kioskë për familje dhe sa u kanë AKR në pushtet me kanë premtu me kanë çuar në komunë edhe ma kanë urua. Kur ka ardhur LDK në pushtet dhe ma kanë lënë projektin në proces dhe në fund ma kanë refuzuar”, ka thënë ai.
