Ish-politikania Melihate Tërmkolli ka reaguar lidhur me zhvillimet rreth Gjykatës Speciale dhe vendimit për ish-krerët e UÇK-së.
Ajo ka thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, kur iu ngritën aktakuzat dhe u ftuan në Hagë, nuk u fshehën dhe nuk ikën, por iu drejtuan qytetarëve të Kosovës në postet që mbanin.
Reagimi:
Po të donte me kallë Kosovën, do ta bënte këtë vetë Hashim Thaçi kur iu ngrit akt- akuza dhe u ftua në Hagë!
Ai doli para qytetarëve të Kosovës dhe foli para tyre si burrështetas dhe në postin e Presidentit!
As nuk u fsheh, as nuk iku!
Njëjtë bëri edhe Kadri Veseli, në postin e Kryetarit të Kuvendit!




