Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Terras: Bllokada politike i kushtoi Kosovës një vit e gjysmë të humbur në reforma dhe përparim

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2026 në 14:10
Terras: Bllokada politike i kushtoi Kosovës një vit e gjysmë të humbur në reforma dhe përparim

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka prezantuar pikëpamjet e tij mbi situatën politike dhe diplomatike në Kosovë.

Terras mori fjalën në takimin e sotëm të Komitetin për Punë të Jashtme, ku komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, prezantoi raportin e saj për vitin 2026.

Sipas tij, paraliza institucionale i ka kushtuar Kosovës në reforma dhe përparim.

“Sipas vlerësimit tim fillestar, raporti i Komisionit Evropian për zgjerimin, që ka të bëjë me Kosovën, është mjaft i përshtatshëm. Ai pasqyron qartë fushat problematike të cilat u theksuan edhe në raportin e Parlamentit Evropian vitin e kaluar. Reformat dhe përparimi kanë ngecur, kryesisht për shkak të bllokadës politike, e cila në thelb i ka kushtuar Kosovës një vit e gjysmë të humbur.

Sot situata është përmirësuar dhe Kosova ka arritur të zgjedhë e të vërë në funksion institucionet e saj, në përputhje me kushtetutën. Ajo tashmë ka një kuvend, qeveri dhe president funksionalë. Kjo shton shpresat për një stabilitet më të madh – diçka për të cilën vendi ka nevojë urgjente.

Stabiliteti politik është thelbësor për të krijuar vrullin e nevojshëm për zbatimin e reformave. Shpresoj vërtet se, pas kësaj bllokade, Komisioni Evropian do të angazhohet në mënyrë aktive për të mbështetur Kosovën, duke e trajtuar atë si partner të barabartë. Duhet ta rinisim dialogun Prishtinë-Beograd.

Gjithashtu, duhet të punojmë me vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës”, tha Terras.

terraskosovëspolitike

Të ngjashme

Ngjarjet tragjike në vend dhe situata politike “e lënë pa fjalë presidenten”, nuk deklarohet për asnjërën prej tyre

Ngjarjet tragjike në vend dhe situata politike “e lënë pa fjalë presidenten”, nuk deklarohet për asnjërën prej tyre

20:15
BE vërejtje Kosovës në Raport për sistemin e drejtësisë, përmendet Ligji për Specialen dhe ai për KPK-në

BE vërejtje Kosovës në Raport për sistemin e drejtësisë, përmendet Ligji për Specialen dhe ai për KPK-në

13:53
Tërnava takohet me ambasadorin britanik

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

13:29
Macron i dërgon letër urimi Presidentes, thekson rëndësinë e ‘‘normalizimit të marrëdhënieve’’ mes Kosovës dhe Serbisë

Macron i dërgon letër urimi Presidentes, thekson rëndësinë e ‘‘normalizimit të marrëdhënieve’’ mes Kosovës dhe Serbisë

13:16

Më shumë nga Lajme

  • 14:18BE publikon raportin për Kosovën: 35 sulme ndaj gazetarëve, përmendet edhe gjuha e Kurtit ndaj mediave
  • 14:17Drejtori i anti-drogës për sekuestrimin e 36 kg heroinë: E transportuan të kamufluar si mall komercial nga Irani
  • 14:14Rasti i Arlindës: Prokuroria Speciale po shqyrton dyshimet për policët, prokurorët dhe gjyqtarët
  • 14:11BE: Marrëveshja e Ohrit Kosovë-Serbi është ligjërisht obligative, formalitetet s’duhet të jenë pengesë për zbatim
  • 14:09Kryetarja e Kuvendit viziton familjen e Arlinda Zekajt