Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka konfirmuar për Klanin se ky institucion ka pranuar p dosjen që lidhet me dyshimet për mosveprime dhe neglizhencë të mundshme nga zyrtarë policorë, prokurorë dhe gjyqtarë në rastin e Arlinda Zekajt.
Paca ka bërë të ditur se dosja është pranuar për shqyrtim dhe se Prokuroria Speciale do të trajtojë përgjegjësinë eventuale të zyrtarëve të përfshirë.




