Ushtria amerikane tha të mërkurën se sulmoi një anije të dyshuar pwr kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor, duke vrarë katër persona.
Kjo ndodhi në të njëjtën ditë që Dhoma e Përfaqësuesve hodhi poshtë përpjekjet për të kufizuar fuqinë e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të përdorur forcën ushtarake kundër karteleve të drogës.
Komanda Jugore e SHBA-së deklaroi në një njoftim për shtyp dhe në mediat sociale se anija drejtohej nga narko-terroristë përgjatë një rruge të njohur trafikimi.
