Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tragjedi në një spital në Pakistan: Zjarri ua merr jetën 14 të porsalindurve

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 08:15
Tragjedi në një spital në Pakistan: Zjarri ua merr jetën 14 të porsalindurve

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në repartin e neonatologjisë të spitalit “Pakistan Institute of Medical Sciences” në Islamabad, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë.

Sipas zëdhënëses së PIMS, Aneeza Jalil, 14 foshnja të porsalindura kanë humbur jetën në zjarr. Një tjetër foshnjë është arritur të shpëtohet, raporton BBC.

Në vendngjarje janë dërguar zjarrfikës, ambulanca dhe ekipe të emergjencës. Sipas autoriteteve, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga spitali të paktën 19 persona, mes tyre 10 gra, shtatë fëmijë dhe dy burra.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka shprehur “dhimbje të thellë dhe keqardhje të madhe” për tragjedinë dhe ka urdhëruar zhvillimin e një hetimi të menjëhershëm për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

“Një situatë e tillë me fëmijët është e pariparueshme”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit.

Sharif ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e foshnjave, duke theksuar se zemra e tij është e tronditur nga kjo ngjarje tragjike.

Autoritetet vijojnë ndërhyrjen në spital, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë shkakun e zjarrit dhe rrethanat e sakta të tragjedisë.

tragjedispitalpakistan

Të ngjashme

Dy protestues e tre policë po trajtohen në spital pas lëndimeve në protestën e sotme

Dy protestues e tre policë po trajtohen në spital pas lëndimeve në protestën e sotme

20:47

Më shumë nga Lajme

  • 07:40Sot mblidhet Kuvendi, këto janë pikat që do të shqyrtohen në seancë
  • 07:38KEDS njofton: Këto vende do të mbesin pa rrymë
  • 07:24Diell dhe vranësira, parashikimi i motit
  • 23:42Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”
  • 23:40Alarmohet Turqia! Përmbytjet zënë Demet Özdemir dhe Murat Boz, thirrje për ndihmë