Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tri vjet më parë, Top Kolshi e kishte rrahur Enver Bajraktarin për një borxh

GD
Gazeta Demos13 gusht 2025 në 14:09
Tri vjet më parë, Top Kolshi e kishte rrahur Enver Bajraktarin për një borxh

Përfshirja e Kolshit në një konflikt me tashmë të ndjerin nuk ishte për herë të parë ditën tragjike.

Me 25 gusht 2022, Top Kolshi ishte arrestuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ku viktimë ishte Enver Bajraktari.

Bazuar në informacionet e atij rasti, Kolshi ishte denoncuar për rrahjen e Bajraktarit, në fshatin e tyre, për shkak të një mosmarrëveshje që atë kohë ishte raportuar për shkak të një borxhi.

Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe kishte marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari atë kohë ishte arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

Edhe në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, është përmendur e kaluara kriminale e Kolshit, si dhe një aktgjykim ku i dëmtuar besohet të ketë qenë Bajraktari.

“I pandehuri ka edhe 2 Aktgjykime të plotfuqishme njëri prej të cilëve ka të bëjë me një rast që besohet se viktimë ka qenë tani i ndjeri, për çka me lënien e tij në liri, ekziston mundësia e kryerjes së ndonjë vepre tjetër të natyrës së njëjtë apo të ngjashme.”

Kolshi përfundoi në prangat e Policisë të hënën dhe gjatë marrjes në pyetje, e ka pranuar se e ka kryer vrasjen e Bajraktarit.

Në arsyetimin e gjykatës për masën e sigurisë janë dhënë detaje mbi dyshimin e bazuar për ekzekutimin dhe më pas groposjen e viktimës në Baicë.

“Mes datës 03.08.2025 ora 16:00 dhe datës 04.08.2025 rreth orës 12:10, në fshatin Baicë, Komuna e Lipjanit, për shkak te mosmarrëveshjeve paraprake mes vete, me dashje e në bashkëkryerje edhe me persona ende të paidentifikuar deri më tani, në mënyrë dinake dhe mizore privojnë nga jeta tani të ndjerin E.B., në atë mënyrë që i ndjeri E. me datën 03.8.2025 rreth orës 16:00 kishte dal nga shtëpia duke e dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhet e fshatit dhe aty i njëjti fillimisht goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, më pas ngulfatet dhe trupi i tij tërhiqet zvarrë për disa metra duke kaluar përmes një arre të mbjellë me misër dhe aty fillimisht hiqen disa rrënje misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi 1m, më pas brenda saj vendoset trupi i pajetë i të ndjerit, e sipër të cilit vendosen dërrasa dhe më pas gropa mbulohet me dhe, kurse aty rivendosen rrënjët e misrit.

Më pas me datën 04.8.2025 rreth orës 12:10 familjarët e viktimës duke bërë kërkime nëpër zona të fshatit arrijnë ta gjejnë viktimën e varrosur pa shenja jete, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Vrasje e Rëndë.” – thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 07:08Moti për sot, temperatura maksimale deri në 37°C
  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026