Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë shqetësuese në Kosovë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë datave 30 dhe 31 tetor janë raportuar disa raste të dhunës fizike dhe psikike, kanosjeve dhe mosrespektimit të vendimeve gjyqësore në Prishtinë, Podujevë, Viti, Pejë dhe Deçan.
Në mesin e rasteve, viktima kanë qenë bashkëshortet dhe familjarët, ndërsa disa nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Në një rast në Pejë, gjatë bastisjes janë sekuestruar edhe armë dhe municion.
Detaje për secilin rast, marrë nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë / 31.10.2026 – 03:50. Është arrestuar i dyshuari (m/k) për shkak se në banesën e tij në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës (f/k) duke përdorë fjalë ofenduese ndaj saj. Viktima me dëshirë është kthyer në banesë te fëmijët e saj, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë / 31.10.2026 – 09:00. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth shitjes së një pajisje për pastrimin e pishinës viktima (m/k) ishte kanosur dhe ofenduar nga djali i tij, i dyshuari (m/k). I dyshuari ende nuk është hasur nga policia. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar të iniciohet lënda e rastit me veprën e cekur, rasti është duke u hetuar.
· Podujevë / 31.10.2026 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Shqipërisë, pasi që kishte sulmuar fizikisht motrën e bashkëshortes së tij viktimës (f/k). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
MOSPËRFILLJE E GJYKATËS
Prishtinë 30.04.2026, NN. I dyshuari (m/k) ish bashkëshorti i ankueses f/k, dyshohet se nuk përfill vendimin e Gjykatës për të paguar alimentacion për fëmijët e tyre. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.



