Presidenti amerikan, Donald Trump ka sinjalizuar një qasje më të moderuar ndaj Iranit, duke thënë se Teherani është “më serioz se kurrë më parë” për zhvillimin e bisedimeve, ndërsa ka zbutur deklaratat e mëparshme për një sulm të madh ushtarak.
Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë për teknologjinë bërthamore, Trump tha se ende nuk ka marrë një vendim për nisjen e “sulmeve masive” ndaj Iranit, pavarësisht se më herët kishte deklaruar se një opsion i tillë ishte në shqyrtim.
“Për momentin, ne po flasim me ta, kështu që ndoshta nuk do të ketë një pikë kthese që do të çonte në një sulm masiv”, u shpreh 80-vjeçari para gazetarëve në Zyrën Ovale, shkruan skynew s.
