Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Kanadaja dëshiron “përfitimet e të qenit shtet, pa qenë një i tillë”, pasi negociatat tregtare mes dy vendeve dështuan të premten.
Në reagimin e tij të parë pas ndërprerjes së bisedimeve, Trump ka mbrojtur vendosjen e tarifave të reja prej 50 për qind ndaj një sërë produktesh kanadeze.
Ai ka thënë gjithashtu se fermerët amerikanë janë detyruar të paguajnë “shuma masive tarifash” për vite me radhë.
Deklaratat e Trumpit vijnë pasi kryeministri kanadez Mark Carney i cilësoi tarifat e reja amerikane si një “llogaritje të gabuar”, e cila synon ta “lëndojë dhe përçajë” Kanadanë.
Carney ka konfirmuar se Kanadaja do t’u përgjigjet tarifave amerikane “dollar për dollar”, duke nisur nga 8 shtatori. Masat kundërpërgjigjëse do të përfshijnë edhe çelikun, produktet e qumështit, pajisjet elektroshtëpiake dhe produktet elektronike, shkruan BBC.
“Ata kërkuan shumë dhe ofruan shumë pak”, ka thënë Carney, duke shtuar se SHBA-ja dhe Kanadaja tashmë ndodhen në një “luftë tregtare”.

