Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Trump për dialogun”, Kurti: Serbia po shkel marrëveshjen bazike, hapi i parë dorëzimi i Radoiçiqit

GD
Gazeta Demos16 qershor 2025 në 10:32
“Trump për dialogun”, Kurti: Serbia po shkel marrëveshjen bazike, hapi i parë dorëzimi i Radoiçiqit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë nuk mund të ecë përpara pa përmbushjen e disa kushteve themelore nga ana e Beogradit.

Ai u pyet lidhur me zotimin e presidentit amerikan Donald Trump për t’u riangazhuar në dialogun Kosovë–Serbi dhe për të shtyrë përpara procesin e normalizimit.

Kurti theksoi se Serbia po shkel marrëveshjen bazike të arritur mes dy vendeve dhe kërkoi që autoritetet serbe të dorëzojnë Milan Radoiçiqin, të cilin e cilësoi si “kryekriminelin që vrau rreshterin e policisë, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku”.

Kurti kërkoi gjithashtu që Serbia të nënshkruajë marrëveshjen bazike me aneksin e zbatimit dhe të tërheqë deklaratën e dhjetorit 2023 të ish-kryeministres serbe Ana Brnabiq, ku u mohua integriteti territorial i Kosovës.

“Unë besoj që normalizimi është i mundur, por trysnia duhet të ushtrohet mbi Beogradin,” tha Kurti, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara në këtë proces. Ai i cilësoi SHBA-të si aleat kryesor dhe mik të veçantë në tri fusha kyçe: mbrojtje, diplomaci dhe zhvillim.

Më shumë nga Lajme

  • 18:22Britania: Ndryshimet në Ligjin për Specialen mund të shkelin marrëveshjen ndërkombëtare
  • 18:14Shiroka-Pula takohet me senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin
  • 17:58“Ti je k*rvë, shitesh anej e shitesh këndej” – Edonisa Aliu konfirmon për GazetaDemos sulmin fizik dhe kërcënimin nga Liridon Leci
  • 17:37Marrëveshja për përmirësimin e spitaleve publike në Kosovë, Kurti priti në takim zv.presidentin e EIB
  • 17:37Rama: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni, Prishtina nuk qeveriset me kërcënime