Prokurorët në Milano kanë hapur një hetim ndaj italianëve që dyshohet se i kanë paguar anëtarët e ushtrisë serbe të Bosnjës për udhëtime në Sarajevë, në mënyrë që ata të vrisnin qytetarë gjatë rrethimit katërvjeçar të qytetit në vitet 1990.
Më shumë se 10,000 njerëz u vranë në Sarajevë nga bombardimet e vazhdueshme dhe zjarri me snajper mes viteve 1992 dhe 1996 në atë që ishte rrethimi më i gjatë në historinë moderne, pasi Bosnja dhe Hercegovina shpalli pavarësinë nga Jugosllavia.
The Guardian kishte raportuar se snajperistët ishin ndoshta elementi më i frikshëm i jetës nën rrethim në Sarajevë, sepse ata vrisnin njerëz në rrugë, përfshirë fëmijë, rastësisht, sikur të ishte ndonjë videolojë.
Kameramani, Sylejman Kllokoqi tregon se kur ndodhin më shpesh këto sulme në atë kohë.
