Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Tym i kuq para Qeverisë, protestuesit: Shteti duhet t’i trajtojë seriozisht jetët e grave

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2026 në 20:10
Tym i kuq para Qeverisë, protestuesit: Shteti duhet t’i trajtojë seriozisht jetët e grave

Protestuesit, në ditën e pestë të marshit kundër femicidit në Prishtinë, kërkuan nga institucionet të trajtojnë seriozisht jetën e gruas, pasi siç thanë ata, nuk mund të presin më “ premtime e fjalë boshe” pas rastit tragjik në Vitomiricë të Pejës.

Marshi protestues nisi si zakonisht nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku protestuesit hodhën tym të kuq në shenjë revolte ndaj vrasjes së grave.

Protestuesit, po ashtu, kërkuan drejtësi për Arlinda Zekajn dhe dorëheqjen e ministrave Sveçla e Gërvalla.

Aktivistja Luljeta Demolli tha se nuk mund të presin më “premtime e fjalë boshe” dhe se kërkojnë nga shteti garanci se do ta trajtojnë me seriozitet çështjen e sigurisë së jetës së gruas.

“Për krejt gratë e vrarë dhe siguri për të gjitha ne. Ne duam përgjigje. Duam pozicionime, e duam garanci që ky shtet do t’i trajtojë jetët tona seriozisht. Varrezat e grave janë të mbushura, varrezat e grave janë të mbushura me premtime që janë ofruar përgjatë viteve me fjalë të kota, me konferenca, me papërgjegjësi kriminale e dembelizëm institucional dhe me simbolika. Andaj edhe ne nuk mund të presim më për fjalë boshe, për protokolle e për shkresa”, tha ajo.

Sipas saj, Arlinda Zekaj “ka mësuar se si funksionon patriarkati në shoqëri”, që sipas saj, “nis nga familja”.

“Jam këtu sepse Linda na e ka lënë një amanet që ne duhet jo veç ta kuptojmë mirë, por edhe ta dërgojmë deri në fund. Linda na ka treguar se si funksionon patriarkati, i cili nis që prej familjes, që dhunon si fizikisht, ashtu edhe ekonomikisht e emocionalisht, dhe shkon deri tek instancat më të larta të shtetit, që ta shpërfillin deri në vrasje jetën tënde kur ti je grua”, tha Demolli.

Protestuesit lexuan letrën e Arlinda Zekajt që ia kishte dërguar kryeprokurores para se të ndodhë tragjedia. Ndërkohë gjatë gjithë kohës, në të gjitha hapësirat drejt destinacionit ka prani policore për të ruajtur rendin e protestës.

Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, më 25 tetor, nga kunati i saj. 11 zyrtarë policorë janë suspenduar në lidhje me rastin. Po ashtu, janë suspenduar kryeprokurorja dhe prokurorja e Pejës, ndërsa dorëheqje ka dhënë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha

protestuesitgraveseriozisht

Të ngjashme

​Protesta kundër femicidit: Nuk mund të presim më “fjalë boshe” për sigurinë e grave

​Protesta kundër femicidit: Nuk mund të presim më “fjalë boshe” për sigurinë e grave

19:50
Tensione para Kryeministrisë: Protestuesit hedhin molotovë, policia përgjigjet me gaz dhe ujë

Tensione para Kryeministrisë: Protestuesit hedhin molotovë, policia përgjigjet me gaz dhe ujë

20:36
Protesta në Prishtinë, protestuesit ndezin zjarre për t’u ngrohur

Protesta në Prishtinë, protestuesit ndezin zjarre për t’u ngrohur

20:15
Tiranë: Protestuesit shpërndahen nëpër rrugë, policia vijon kontrollet në terren

Tiranë: Protestuesit shpërndahen nëpër rrugë, policia vijon kontrollet në terren

19:10

Më shumë nga Lajme

  • 20:56Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Gërvalla: Rrethanat e rastit të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, institucionet të marrin veprimet që kërkon ligji
  • 20:53Vdes Beqir Hasanmetaj, vëllai i dëshmorit Zekë Hasanmetaj
  • 20:37Abazoviq për fitoren e Studentëve në Serbi: Luftë e një niveli tjetër për demokraci, duhet të studiohet në shkenca politike
  • 20:22Rrahmani: Korrupsion dhe nepotizëm masiv në Qeveri dhe komuna, kurrë më shumë nuk janë punësuar familjarë e nuk kanë vjedhur
  • 20:08Ndërpritet furnizimi me ujë në Gadime dhe rrethinë, shkak një defekt në gypin kryesor