Një i mitur dyshohet se është dhunuar dhe abuzuar në qytetin e Ferizajt.
Bëhet fjalë për një 13-vjeçar i cili ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale nga një 17-vjeçar. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, sipas gazetarit Faton Mehmeti, 17-vjeçari dyshohet se ishte nën afektin e substancave narkotike gjatë kryerjes së veprës penale.
Pos tjerash, i dyshuari dhunoi për orë të tëra të miturin.

