Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Valës së gjatë të nxehtësisë po i vjen fundi sonte

GD
Gazeta Demos11 shtator 2026 në 17:24
Valës së gjatë të nxehtësisë po i vjen fundi sonte

Masa ajrore mjaft të freskëta të shoqëruara nga fronti i ftohtë ajror do të depërtojnë gjatë natës në Kosovë dhe Shqipëri duke i dhënë fund nxehtësisë së kësaj vere.

Fronti i ftohtë ajror së pari do të shkaktojë destabilizim të atmosferës në Mal të Zi, eventualisht në veri të Shqipërisë, pastaj gjatë natës, eventualisht orëve të mëngjesit të së shtunës do të ketë destabilizim të atmosferës në Kosovë me shtim të konsiderueshëm të vranësirave dhe erëra më të freskëta nga veriu e verilindja.

Në Kosovë priten stuhi lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë ashtu sikurse edhe në shumë pjesë të Shqipërisë.

Reshjet e shiut do të përfshijnë pjesë të Kosovës dhe nuk priten në të gjithë territorin, prandaj mos prisni reshje shiu në të gjitha viset. Ka mundësi që disa rajone në veri dhe lindje të vendit të mbesin pa reshje ose me reshje simbolike, megjithatë në këto raste askush nuk mund të dijë me saktësi ekzakte vendet dhe rajonet e zhvillimeve konvektive, prandaj gjithmonë mund të ketë befasi dhe ndonjë stuhi të paparashikueshme.

Reshje rrebeshe stuhi lokale shiu do të përfshijnë edhe Republikën e Shqipërisë gjatë natës dhe mëngjesit si dhe gjatë ditës së shtunën sistemi do të përparojë drejt Maqedonisë së Veriut ku priten stuhi intensive pasditen e së shtunës.

Fronti i ftohtë së pari do të përfshijë Malin e Zi, veriun e Kosovës dhe Shqipërisë dhe pastaj do të rrugëtojë në drejtim të Maqedonisë së Veriut e jugut të Shqipërisë.

Pas një kohe shumë të gjatë me nxehtësi shumë të madhe temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme në tërë rajonin e sidomos në pjesët kontinentale të viseve tona. Pas dhjetëra ditëve me temperatura mbi 30 gradë Celsius në Kosovë më në fund do të kemi temperatura maksimale nën 30 gradë Celsius, megjithatë temperaturat mund të rriten prapë gjatë herë pas here gjatë pjesës së mbetur të Shtatorit. Ulje të temperaturave do të ketë edhe në Shqipëri, por jo shumë të theksuara.

Për informata tjera dhe detaje më të reja na ndiqni në postimet tona tjera./MeteoBallkan

shqipërisënxehtësisëstuhi

Më shumë nga Lajme

  • 17:59Hapet konkursi për 4 mijë studentë për banim në konvikte dhe ushqim në mensë
  • 17:58Vdes politikania italiane Emma Bonino, përkrahëse e madhe e Kosovës
  • 17:37Elbert Krasniqi mbështet marshin "Drejtësi, jo politikë": I bindur se ish-krerët e UÇK-së do të dalin të pafajshëm nga ky proces
  • 17:35Vdes politikania italiane Emma Bonino, përkrahëse e madhe e Kosovës
  • 17:22Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë pasi PDK lëshoi seancën