Institucione të ndryshme që merren me organizimin e zgjedhjeve në shtetet e tyre, pritet të vijnë në Kosovë për të përcjellur nga afër procesin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
Të njëjtit do të mund të vëzhgojnë nga afër jo vetëm procesin e votimit në ditën e zgjedhjeve më 12 tetor, por edhe aspektet e ndryshme organizative.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se lista e këtyre institucioneve të zgjedhjeve do të bëhet e ditur pasi të përfundojnë procedurat e akreditimit.
“KQZ është anëtar me të drejta të plota i Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhorë Botërorë (A-ËEB) dhe gjatë kësaj kohe ka ndërtuar marrëdhënie bashkëpunimi me institucione të shteteve të ndryshme që merren me organizimin e zgjedhjeve dhe me organizata të specializuara në fushën e zgjedhjeve. Në kuadër të këtyre bashkëpunimeve, kemi përgatitur një program të veçantë për vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët do të vizitojnë Republikën e Kosovës për të njohur nga afër sistemin tonë zgjedhor dhe për të vlerësuar praktikat tona zgjedhore”, tha Elezi.
