Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdes një i paraburgosur që po mbahej në Burgun e Sigurisë së Lartë - SHKK japin detaje

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 10:32
Vdes një i paraburgosur që po mbahej në Burgun e Sigurisë së Lartë - SHKK japin detaje

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar opinionin publik se mbrëmë ka ndërruar jetë një i paraburgosur në QKUK, shkruan GazetaDemos.

Ata kanë njoftuar se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë gjatë ditës së djeshme.

"I paraburgosuri K.K, po mbahej në Burgun e Sigurisë së Larte, ku gjatë ditës së djeshme, kishte shfaqur disa çrregullime gastrointestinale dhe gjendje të theksuar molisjeje", thuhet në postimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM NGA SHKK & DSHB

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se mbrëmë, rreth orës 23:20, në Klinikën e Emergjencës të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë i paraburgosuri K.K.

I paraburgosuri K.K, po mbahej në Burgun e Sigurisë së Larte, ku gjatë ditës së djeshme, kishte shfaqur disa çrregullime gastrointestinale dhe gjendje të theksuar molisjeje.

Ai është trajtuar gjatë ditës nga personeli shëndetësor, mirëpo gjendja e tij shëndetësore nuk kishte shënuar përmirësim.

Me qëllim të realizimit të një konsultimi specialistik, mjeku kujdestar ka kërkuar që i burgosuri të dërgohej për trajtim dhe vlerësim të mëtejmë në QKUK.

Fillimisht është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë, ndërsa më pas, rreth orës 18:00, ai është transferuar në QKUK.

Pas pranimit në QKUK, kanë filluar menjëherë procedurat diagnostikuese dhe trajtimi i tij nga stafi mjekësor. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve dhe trajtimit të ofruar, gjendja e tij shëndetësore nuk është përmirësuar dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat përkatëse ligjore, ndërsa autopsia do të përcaktojë dhe verifikojë shkakun e vdekjes.

mbahejburgunsigurisë

Më shumë nga Lajme

  • 11:45Muaji gusht: 14 motoçikleta dhe 8 trotinetë të konfiskuar në rajonin e Ferizajt
  • 11:24Dyshohen për tjetërsim të pronës 1.5 milionëshe – 5 zyrtarëve u ndalohet t’i afrohen komunës së Fushë Kosovës
  • 11:09Zbulohen 2.162 kilogramë marihuanë në Vërmicë
  • 11:086 ditë para verdiktit, Oda e Mjekëve vendos flamurin gjigant “Liria ka emër”
  • 11:02Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët