Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Veliaj kërkon që ish-krerët e UÇK-së të shpallen Qytetarë Nderi të Tiranës

GD
Gazeta Demos19 shtator 2026 në 14:02
Veliaj kërkon që ish-krerët e UÇK-së të shpallen Qytetarë Nderi të Tiranës

Në një deklaratë nga paraburgimi, kryebashkiaku i Tiranës thotë se vendimi i Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së e ka tronditur thellë, ndërsa thekson se procesi juridik duhet të ndjekë rrugën e tij.

Sipas Veliajt, nderimi nga Tirana nuk synon të zëvendësojë drejtësinë me politikën apo t’i tregojë gjykatës se çfarë duhet të vendosë, por të shprehë, siç thotë ai, mirënjohjen për kontributin historik të katër ish-drejtuesve të UÇK-së në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.

Veliaj u bën thirrje edhe kryetarëve dhe këshillave bashkiakë të qyteteve të tjera shqiptare që të ndërmarrin nisma të ngjashme.

Në deklaratë, ai ndalet edhe te situata e tij personale, duke thënë se prej 19 muajsh ndodhet në izolim dhe pa mundësi reale për të ushtruar mandatin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Por, sipas Veliajt, çështja e Kosovës dhe kujtesa për luftën e saj për liri janë më të mëdha se drama e tij personale.

“Tirana fatkeqësisht nuk mund t’ua japë dot lirinë. Por Tirana duhet t’i nderojë ata”, shprehet Veliaj, duke e mbyllur deklaratën me mesazhin se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi duhet të jenë, sipas tij, nderi i kryeqytetit, shkruan tch.

veliajuçk-sëtiranës

Të ngjashme

Australia i bashkohet zërit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Australia i bashkohet zërit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

13:21
“Deklarohem i pafajshëm” - fjalët e fundit të krerëve të UÇK-së në Hagë kumbojnë në shesh

“Deklarohem i pafajshëm” - fjalët e fundit të krerëve të UÇK-së në Hagë kumbojnë në shesh

21:31
Behrami: Gjykata Speciale i konsideron viktimat e pretenduara të UÇK-së si kundërshtarë të pavarësisë

Behrami: Gjykata Speciale i konsideron viktimat e pretenduara të UÇK-së si kundërshtarë të pavarësisë

18:39
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: Shqiptarët protestojnë në Hamburg

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: Shqiptarët protestojnë në Hamburg

17:12

Më shumë nga Lajme

  • 17:29Ahmeti: Ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të gjykohen mbi akuza të ndërtuara nga Beogradi e Moska
  • 17:17Osmani: Bota duhet të vazhdojë të dëgjojë për krimet serbe, për të cilat ende nuk ka drejtësi
  • 16:43Protestë në zemër të Texasit, shqiptarët kundër vendimit të Speciales
  • 16:31Nesër mblidhen deputetët, në rend dite Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës
  • 16:16Nagavci pas arrestimit të nëntë personave: Çdo krim duhet të zbardhet dhe secili që ka përgjegjësi duhet të japë llogari para drejtësisë