Tash e dy ditë pothuajse të i gjithë territori i Republikës së Kosovës është përballur me reshje të dendura të shiut, me çrast në disa zona kanë shkaktuar edhe vërshime, raporton GazetaDemos.
Shumë rrugë kanë mbetur pothuajse të pakalueshme, e qytetarët kanë raportuar se sasia e madhe e ujit ka depërtuar edhe në shtëpitë e tyre.
Ngjashëm ka ndodhur edhe në Komunën e Gjilanit, atje ku një çift i moshuar ka mbetur i ngujuar.
Siç merr vesh GazetaDemos nga burimet e veta, ngjarjen e rëndon fakti se të njëjtit vuajnë nga probleme shëndetësore, më saktësisht nga paraliza.
